Faktorët që ndikojnë në fertilitetin e një gruaje

Kafeina: nëse jeni të varur nga pijet me përmbajtje kafeine, mund të keni vështirësi për të ngelur shtatzënë. Një studim i 2011 nga Shkolla e Mjekësisë në Nevada ka  gjetur se kafeina ndikon në kontraktimet e muskujve që ndihmojnë vezët të kalojnë nga vezoret dhe përmes tubave të fallopit në barkun e nënës.

shtatzaneNjë studim tjetër danez në vitin 2012 zbuloi se pirja e pesë ose më shumë filxhanë kafe në ditë mund të ndikojë në mundësitë që ka një grua për të mbetur shtatzënë.  Në qoftë se jeni duke luftuar për të pasur një fëmijë, bëni mirë të ndërprisni konsumimin e produkteve me përmbajtje kafeine.

Sëmundjet e ndryshme:  Gratë me çrregullime autoimune (të tilla si lupus apo artriti reumatoid), mund të kenë probleme me shtatzëninë, pasi trupat e tyre mund të refuzojnë pllenimin e vezës. Duhet një kujdes i veçantë mjekësor në të tilla raste.

Eksperiencat e mëparshme seksuale: infeksionet seksualisht të transmetueshme si klamidia dhe gonorrea mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme në pjellorinë e një gruaje edhe disa vite pasi janë kuruar. Në fakt, klamidia mund të shkaktojë dëmtimin e tubave të fallopit.

Është e rëndësishme të theksohet, se infeksionet më të lehta vaginale (si infeksionet maja) nuk kanë efekt në pjellori, thotë Dr. Shlaf.

Stresi: Gratë me nivele më të larta të stresit, e kanë tepër të vështirë të ngelin shtatzënë,  sipas një studimi të publikuar në 2014 “Riprodhimi Njeriut”. Hulumtuesit thonë se ky studim nuk tregon se vetëm stresi është përgjegjës për problemet e fertilitetit, por ata nuk sugjerojnë se gratë që kalojnë një përiudhë të vështirë emocionale të mbushur me stres të provojnë të ngelin shtatzënë. “Stresi me siguri mund të ndryshojë nivelin e hormoneve dhe ovulacionit,” thotë Dr. Aredondo.

Problemet me tiroidet: Një studim i 2015 mbështet teorinë se çrregullimet tiroide mund të kontribuojnë për të pasur një shtatzëni me probleme, dhe sugjeron që femrat të bëjnë analizat e nevojshme para se të ndërmarin një hap kaq të rëndësishëm. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë