Kryefaqja Shendeti a-z K Faktorët që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

Faktorët që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

0
Shpërndaje

Studimet kanë treguar se rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit rritet nga disa faktorë. Faktorët kryesorë janë gjinia dhe mosha. Pjesa më e madhe e rasteve me kancer të gjirit janë vënë re tek gratë mbi 50 vjeç.

Megjithatë, të pasurit e një faktori rreziku nuk do të thotë medoemos që ajo grua do të zhvillojë kancer gjiri, dhe jo të gjithë faktorët kanë të njëjtin nivel rreziku. Shumë gra mund të kenë një apo disa nga këta faktorë rreziku, por që nuk preken nga kanceri i gjirit. Nëse keni një nga faktorët e mëposhtëm të rrezikut, flisni me mjekun se si mund të ulni rrezikun dhe të bëni kontroll të gjirit.

Faktorë rreziku që nuk mund t’i ndryshoni

  • Rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit rritet me moshën, shumë raste diagnostikohen pas moshës 50 vjeç.
  • Mutacionet gjenetike Mutacionet e trashëgueshme në disa gjene, si BRCA1 dhe Gratë që kanë të trashëguara këto mutacione gjenetike janë më të rrezikuara që të zhvillojnë kancer të gjirit ose ovarian.
  • Historia e shëndetit riprodhues. Ardhja e ciklit menstrual para moshës 12 vjeç dhe fillimi i menopauzës pas moshës 50 vjeç i ekspozon gratë më gjatë ndaj hormoneve, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit.
  • Indi i gjirit i ngjeshur/dendur. Gjinjtë e dendur kanë më shumë inde lidhëse se indet dhjamore, që e vështirësojnë zbulimin e tumoreve nga mamografia. Gratë me gjinj të dendur janë më të rrezikuara që të preken nga kanceri i gjirit.
  • Histori familjare të kancerit të gjirit ose sëmundje të tjera të gjirit jo-kancerogjene. Ndodh që gratë të zhvillojnë për herë të dytë kancer të gjirit. Disa sëmundje të gjirit jo-kancerogjene, si hipoplazia atipike ose karcinoma lobulare përbëjnë gjithashtu një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit.
  • Histori familjare të kancerit të gjirit ose ovarian. Rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit është më i lartë tek gratë të cilat nënat, motrat ose anëtarë të tjerë të familjes nga ana e mamasë apo babait kanë pasur kancer të gjirit.
  • Nënshtrimi i trajtimeve të mëparshme me radioterapi. Gratë të cilat i janë nënshtruar terapisë me rreze në pjesën e kraharorit apo gjinj (si trajtimi për limfomën Hodgkin) para moshës 30 vjeç kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit.
  • Gratë që kanë marrë ilaçin “diethylstilbestrol”  (DES), që iu është dhënë disa grave mes viteve 1940 dhe 1971 për të parandaluar abortin, kanë një rrezik më të lartë. Nëse nënat e tyre gjithashtu kanë marrë këtë ilaç gjatë shtatzënisë me to, janë më të rrezikuara.

Faktorë rreziku që mund t’i ndryshoni

  • Pasiviteti fizik. Gratë të cilat nuk janë aktive fizikisht janë më të rrezikuara që të preken nga kanceri i gjirit.
  • Mbipesha ose të qenit obezë pas menopauzës. Gratë e moshuara që janë mbipeshë ose obeze kanë një rrezik më të lartë që të zhvillojnë kancer gjiri se ato me një peshë normale.
  • Marrja e hormoneve. Disa forma të terapisë së zëvendësimit të hormoneve (ato që përmbajnë si estrogjen ashtu edhe progesteron) që merren gjatë menopauzës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit kur merren më shumë se 5 vite me radhë. Kontraceptivë të caktuar oralë (pilulat për kontrollin e lindjes) kanë gjithashtu një rrezik më të lartë.
  • Histori e shëndetit riprodhues. Shtatzënia e parë pas moshës 30 vjeç, mos ushqyerja e fëmijës me gji mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
  • Konsumimi i alkoolit. Studimet tregojnë se rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit rritet sipas sasisë së alkoolit që gratë konsumojnë.
  • Studimet tregojnë se faktorë të tjerë rreziku, si duhanpirja, ekspozimi ndaj kimikateve që mund të shkaktojnë kanceri, dhe ndryshime të gjendjes hormonale për shkak të punës gjatë natës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Kush është në rrezik më të lartë për zhvillimin e kanceri të gjirit?

Nëse keni një histori të fortë familjare të kancerit të gjirit ose keni të trashëguara mutacionet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2, jeni më të rrezikuara që të zhvilloni kancer të gjirit. Mund të jeni gjithashtu më të rrezikuara që të prekeni nga kanceri ovarian.

Konsultohuni me mjekun për mënyrat si mund të ulni rrezikun, si duke marrë ilaçe që bllokojnë ose ulin nivelet e estrogjenit në trup, ose duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Burimi: JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here