Faktori që ju rrezikon nga artriti, problemet me zemrën dhe mushkëritë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Stresi psikologjik mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të artritit, problemeve me zemrën dhe mushkëritë, ka zbuluar një studim i ri. Edhe në nivele të ulëta, ai është një faktor rreziku potencial në zhvillimin e gjendjeve si sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Shkencëtarët nga “Southampton General Hospital” arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e më shumë se 16 mijë britanikëve.

Krahasuar me njerëzit që nuk shfaqnin simptoma të stresit, shanset për zhvillimin e artritit ishin 57% më të larta tek ata me nivele të ulëta të stresit psikologjik. Rreziku rritet me 72% për ata me nivele të moderuara të stresit dhe 110% për personat me nivele të larta të stresit, ka zbuluar studimi.

“Rezultatet tregojnë se edhe nivelet  e ulëta të stresit rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike”, thotë prof. Catharine Gale.

“Prandaj është e nevojshme ndërhyrja për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit, për të parandaluar zhvillimin e këtyre sëmundjeve tek pacientët”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak