Faktori rrezikues për atak në zemër që duhet ta dini, sidomos nëse jeni të rinj

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Rastet me atak në zemër janë pakësuar këto vitet e fundit, megjithatë studimet kanë treguar se numri i rasteve tek personat nën 50 vjeç ka mbetur i njëjtë. Një studim i fundit sugjeron se shumë të rinj që janë viktima të atakut në zemër kanë një faktor rrezikues të përbashkët: nivele relativisht normale të kolesterolit të ‘keq’ LDL dhe nivele të ulëta të kolesterolit të ‘mirë’ HDL.

Niveli jonormal i kolesterolit është një nga faktorët rrezikues për sëmundjet e zemrës, megjithatë mjekët shpesh paralajmërojë më shumë për numrat e tyre të lartë – si të kolesterolit LDL ashtu edhe atij në total.

Kolesteroli LDL shkakton pllakën bakteriale që mbyll arteriet, ndërsa kolesteroli HDL luan rol në pastrimin e arterieve, uljen e inflamacionit dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Për të zbuluar më shumë rreth kësaj çështje, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit analizuan të dhënat mjekësore të 16 viteve tek dy spitale të mëdhenj. Ata zbuluan se 813 meshkuj nën 45 vjeç dhe gra nën 50 vjeç të cilët ishin trajtuar për atakun në zemër. (Mosha mesatare për atak në zemër në SHBA është 65 për meshkujt dhe 70 për femrat).

Hulumtuesit shkencorë u habitën kur zbuluan se jonormalja më e zakonshme këto pacientë – tek 90% e meshkujve dhe 75% e femra – ishte niveli i ulët i kolesterolit HDL.

Këto rezultatet sugjerojnë se nivelet e ulëta të kolesterolit HDL duhet të konsiderohen si një tregues i rritjes së rrezikut për atak në zemër, thonë ekspertët.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se sulmet në zemër para moshës 50 vjeç mund të jenë sidomos të rrezikshme për gratë, të cilat kanë më shumë gjasa që të preken nga ataku në zemër i tipit 2 që nuk shkaktohet vetëm nga arteriet e bllokuara.

Studimi i ri do të prezantohet këtë të premte gjatë Sesionit Shkencor të 66-të tek Kolegji Amerikan i Kardiologjisë.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur