“Faleminderit, baba, që me tregove sa të varfër ne jemi.”

Një ditë, babai i një familjeje shumë të pasur mori djalin e tij në një udhëtim rreth vendit me qëllimin e vetëm për ti treguar djalit si jetojnë të varfërit. Ata kalojnë disa ditë dhe netë në fermën e një familjeje që konsiderohej shumë e varfër. Në kthim të udhëtimit të tyre, babai pyeti djalin e tij, “Si ishte udhetimi?”

te varfer 1

“Ishte madheshtor, baba.”
“A e pe si jetojnë njerezit e varfër?” pyeti babai.
“Oh po,” iu pergjigj djali.
“Pra, më thuaj, çfarë mësove nga ky udhëtim?” pyeti babai.

Djlai u pergjigj, “Pashë që ne kemi vetëm një qen dhe ata kanë katër. Ne kemi një pishinë që arrin deri në gjysmën e oborrit tonë, ata kanë një përrua që nuk ka fund. Ne kemi llampa të importuara në oborrin tonë, dhe ata kanë yjet natën. Bukuria që ne shohim shkon deri në oborrin e përparmë, ata kanë të gjithë horizontin. Ne kemi një copë të vogël toke ku jetojmë, ndërsa ata kanë fusha që shkojnë përtej shikimit tonë. Ne kemi shërbetorë që na shërbejnë neve, ata i shërbejnë njëri-tjetrit. Ne e blejmë ushqimin tone, ata e rrisin vetë atë. Ne kemi mure rreth pronës sonë për të na mbrojtur, ata kanë shokë për tu mbrojtur.”

Babai i djaloshit mbeti pa fjalë.

Më pas djali i tij shtoi, “Faleminderit, baba, që me tregove sa të varfër ne jemi.”

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj