Fansa të birrës, gëzohuni! Pija juaj e preferuar parandalon një sërë sëmundjesh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk po themi që të pini derisa të deheni.

Megjithatë studimet kanë treguar se konsumimi i birrës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, për të rënë në peshë dhe parandalon diabetin. Birra ka në përmbajtje të lartë një përbërës, i quajtur xanthohumol, që mund të parandalojë efektet negative të dietave të larta në yndyra.

Këto dieta çojnë në zhvillimin e sindromës metabolike – si obezitet, tension i lartë i gjaku, nivele të larta të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Eksperimentet e kryera tek minjtë kanë treguar se ndonëse minjtë u ushqyen me ushqime të larta në yndyra, ngjashëm me dietën perëndimore, flavonoidi tek birra ndihmoi në parandalimin e zhvillimit të këtyre sëmundjeve.

Një përbërës i birrës ka sidomos potencialin në uljen e rezistencës ndaj insulinës – faktori kryesor që çon në shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Ai ul gjithashtu ndjeshmërinë ndaj leptinës – një hormon i prodhuar në trup që sinjalizon trurin kur duhet ndaluar së ngrëni dhe nis djegien e dhjamit.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Shtetëror Oregon arritën në këtë konkluzion pasi testuan përbërësit xanthohumol (XN), DXN dhe XN tek minjtë obezë. Këto rezultate mbështesin studimet e mëparshme së sugjerojnë se përbërës të tillë mund të përdoren në të ardhmen për të trajtuar sindromën metabolike.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre