Farmacistët e rinj në testim për licencën: Publikohet lista e kandidatëve, data dhe ora e provimit

51 farmacistë do t’i nënshtrohen një testimi më 19 prill për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Agjencia Kombëtare e Provimit ka publikuar listën e plotë me 51 aplikantët që do të hyjnë në provimin e shtetit.

Bashkëngjitur emrit kandidatët kanë edhe datën dhe orën e testimit (më 19 prill, ora 09:00).

Provimi do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve ( Adresa: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë).

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim, kopje të Kartës ID ose Pasaportë, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes dhe në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

  1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi;
  2. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;
  3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit./ Shendeti.com.al

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të kandidatëve që do t’i nënshtrohen sesionin e veçantë  Farmaci, Prill 2017.

Lista e kandidatëve, Farmaci

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm