Për 4-5 persona duhen:
500 gr fazan- l filxhan çaji gështenja të qëruara
- 2 filxhanë kafeje
- oriz l lugë gjelle
- rrush i thatë
- l kokërr qepë
- 50 gr gjalpë
- kripë, piper i zi, kanellë.
Përgatitja:
Fazani pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.
Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të bymehet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e fazanit (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat , rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng fazani ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e fazanit qepet. Fazani lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë. Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.


