Fëmija i komunitetit rom pyet ministrin: Kur do të ndryshojë realiteti ynë?

Denisa Canameti

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot në Forumin Kombëtar “Garë për Mbijetesë”të zhvilluar në kuadrin e fushatës globale të organizuar nga “Save the Children”me qëllim ndërgjegjësimin për çështje që lidhen me shërbimin e kujdesit maria, romeshëndetësor, arsimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Në fjalën e tij Ministri iu premtoi fëmijëve se do të merren masa për të konsoliduar problemet e kontrollit shëndetësor nëpër shkolla. Në fund të fjalës së tij Beqaj iu përgjigj disa pyetjeve të cilat u drejtuan nga fmëijët pjesmarrës. Pyetja e parë u bë nga një fëmijë i komunitetit rom.

“Pyetja ime i drejtohet Ministrit të Shëndetësisë. Unë jam Ardita Çela, e komunitetit rom. Shpesh herë na ka ndodhur që kur shkojmë për tu vizituar, ndeshemi me situata jo të këndshme, nga ana e stafit mjekësor, sidomos komuniteti rom dhe egjiptian. Çfarë masash mendoni të ndërmerrni për ta ndryshuar këtë realitet” u shpreh e vogla.

Ministri e përgjithësoi përgjigjen duke u ndalur tek rastet e fëmijëve që në nevojat e përditshme kanë ndeshur barriera apo pritje jo të duhur, kryesisht në institucionet e kujdesit shëndetësor parësor. Në fjalën e tij ai u shpreh se “padyshim që po bëjmë përpjekjet tona që të rrisim cilësinë e mjekëve dhe infermierëve në shërbimin parësor, por nga ana tjetër, kemi marrë gjatë këtij viti masat, që atyre t’ua ulim ndjeshëm ngarkesat burokratike, recetat nga një-mujore në dy-mujore, librezën e shëndetit e kemi zëvendësuar me kartën (e shëndetit), në mënyrë që t’u lëmë atyre shumë më tepër kohë, që të merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me ofrimin e kujdesit shëndetësor”, tha ministri në fjalën e tij.

Komuniteti rom dhe egjiptian vazhdojnë të jenë një problematikë tepër shqetësuese në drejtim të aksesit në shërbimin shëndetësor.

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim