Fëmija im 2-vjeçar zemërohet shumë. A është normale?

Nga mjeku pediatër Polikron Çelo:

Aty nga mosha 2-3 vjeç, meqë arrijnë njëfarë zhvillimi, fëmijët në kërkim të pavarësisë së mëtejshme sillen nëpër shtëpi si “zbulues”, qëndrojnë femije 2 vjecarpara pasqyrës duke thënë “jo, jo”, duan të arrijnë e të kapin çdo gjë (duke u bërë ndonjëherë viktima aksidentesh), kundërshtojnë vend e pa vend çdo gjë (të vishen, të ushqehen etj) e nuk binden si më parë. Shpesh reagojnë me shenja zemërimi të tepruar e veprime të dhunshme, duke krijuar përshtypjen se kanë ndërruar karakter.

Në të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë. Kemi të bëjmë me një etapë kalimtare, pa probleme karakteri, por që duhet trajtuar me kujdes. Për të mësuar ç’keni bërë ju në atë moshë, pyesni prindërit tuaj.

Si duhet vepruar?

Duke njohur dukuritë e moshës, mundohuni të gjeni pozicionin tuaj në raport me fëmijën. Mundësisht krijoni kushte për të shprehur energjitë e tij, siguroni lodra që vënë në lëvizje aftësitë e moshës, tërhiqeni në shëtitje, argëtime etj. Ndaj kërkesave të tepruara e tekave, mendohuni mirë para se të thoni “jo” dhe mos u thyeni asnjëherë para veprimeve të tij. Në raste të tilla, bëni mirë ta injoroni duke i dhënë përshtypjen se po merreni me punë të tjera. Rëndësi të veçantë ka të mos ketë të çara midis pjesëtarëve të familjes, pasi të vegjlit këto të çara i shfrytëzojnë me mjeshtëri.

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?