Fëmija im ka lindur me vrimë në zemër. A mund të shërohet?

Përgjigjet Manjola Liko, mjeke kardiologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Defektet kongenitale tek fëmijët, ose siç njihet në popullsi vrima në zemër, dyshohen duke i dëgjuar mjeku pediatër me stetoskop, ndërsa diagnozën e vendos ekoja kardiake. Në varësi të madhësisë së defektit (vrimës), mjeku kardiopediatër përcakton edhe mënyrën e trajtimit, e cila jo gjithmonë është kirurgjikale, pasi në varësi të madhësisë mund të mbyllet edhe me rrugë katerizimi. Ajo që është me rëndësi është që defekti të kapet në kohë. Nëse lihet gjatë, vonohet ndërhyrja, mund të japë zgjerim të mureve të zemrës dhe probleme të tjera shtesë që pengojnë rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm