Fëmijë edhe për gratë me kancer

Trajtimet më të fundit për të ruajtur fertilitetin pas shkatërrimit të kimioterapisë dhe radioterapisë.

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Gratë dhe vajzat të diagnostikuara me kancer në Britani kanë tani mundësi të bëjnë trajtime për të ruajtur pjellorinë edhe pas kryerjes së kimioterapisë dhe radioterapisë, sipas qendrave  NHS në Londër.

Tri qendra NHS janë ofruar të kryejnë procese të ruajtjes së indeve që ndodhen në vezore. Kjo procedurë  kryhet duke hequr dhe duke ngrirë në temperatura shumë të ulëta inde të vezoreve të shëndetshme që përmbajnë vezët përpara trajtimit të kancerit. Edhe pse shpëton jetë, kjo metodë mund të dëmtojë një herë e përgjithmonë sistemin riprodhues. Kur një pacient ka përfunduar me sukses trajtimin dhe është në moshën për të lindur fëmijë , indi i hequr shkrihet dhe rivendoset në një vezore ose në mitër.

Femrat më pas mund të përpiqen të ngjizin në mënyrë natyrale, pasi pjesëzat e implantuara fillojnë një riprodhim të shëndetshëm të vezëve. Kjo metodë e rivendosjes së indeve të shëndetshme të vezoreve mund të ndihmojë gjitha në parandalimin e menopauzës së parakohshme, një tjetër efekt anësor të  kurave kundër kancerit.

Momentalisht , femrave iu ofrohet  mundësia që të ngrijnë vezë të caktuara nëse përcaktohet se kimioterapia ose radioterapia  mund të dëmtojë fertilitetin.

Disa gra fatkeqësisht nuk janë të përshtatshme për këtë metodë të ngrirjes së vezëve, duke qenë se  kërkojnë një trajtim urgjent kundër kancerit dhe nuk mund të presin për 10 deri në 14 ditë. Kohë kjo e paracaktuar që hormonet  e injektuara të maturojnë vezët  në mënyrë që vezët që merren të jenë të gatshme për ngjizje pas vendosjes.  Nëse kanceri ndodh përpara pubertetit , ngrirja e vezëve është e pamundur. Disa lloje kanceri, duke përfshirë leucemi të rëndë të ndodhur në fëmijëri ose tumore të  muskujve, janë disa nga shembujt kurimi i të cilëve dëmton fertilitetin.

Rrezatimi i gjithë trupit, proces i cili kryhet përpara transplantit të palcës kurrizore, gjithashtu  shkakton dëme të pakthyeshme në vezore.

Kjo procedurë e re i lejon doktorët  të heqin vezoren me anë të një prerje më madhësinë e një vrime çelësi, nën një anestezi  totale dhe heqin me kujdes indet dhe vezët që gjenden  shumë afër sipërfaqes.

Të gjitha vezët  që një femër prodhon gjatë gjithë jetës së saj gjenden në një shtresë të jashtme të vezores , 1 mm të trashë. Pjesa e  brendshme e një vezore ngjan si një  grumbull  i përbërë vetëm prej enësh gjaku që ushqejnë vezët në periferi. Indi i hequr pritet në copa 5 mm me 15 mm, secila prej të cilave përmban një numër të madh vezësh dhe më pas ngrihen. Këto copa janë ato që  shkrihen dhe rivendosen, duke i bërë femrat përsëri fertile.

Kjo procedurë ofrohet edhe nga disa klinika private si një trajtim për të ruajtur fertilitetin tek femrat që dëshirojnë të vonojnë të pasurit fëmijë për shkak të mënyrës së jetesës ose për arsye të tjera të ndryshme. Kjo mundësi nuk është e mundur në qendrat NHS.

“Është shumë stresuese për pacientët të diagnostikuar me kancer mësimi i lajmit se trajtimi i kancerit u shkakton infertilitet, pasi jo të gjitha femrat mund të përfitojnë nga procesi i ngrirjes së embrioneve dhe vezëve”, tregon profesor Nick Macklon, me profesion obsterik dhe gjinekolog në shumë qendra spitalore,

Kjo teknikë është përdorur në gjithë botën për shumë vite, por rregullat e rrepta kanë bërë që vetëm tre qendra në Britani të kenë licensën  për të performuar këtë procedurë dhe vetëm rast pas rasti.

Kjo procedurë ka rezultuar e suksesshme tek 68 bebe të ardhura në jetë  me anë të ngrirjes së vezoreve. Gruaja e parë britanike që lindi me anë të kësaj procedure ishte një 31-vjeçare nga Edinburgh. Ajo lindi në qershor të 2016. Ndërsa gruaja e parë në botë ishte një 27-vjeçare nga Belgjika. Ajo e kishte kryer këtë procedurë kur ishte vetëm 13 vjeçe, përpara se të kurohej intensivisht për aneminë drapër  formë.

Një nga pacientet e para britanike është Tori Coles, 27 vjeçe, e cila u diagnostikua me kancer në gji tetorin e vitit 2015.

“Ishte dërrmuese të dëgjoja se kisha kancer dhe që për më tepër kurimi i tij me kimioterapi mund të zhdukte mundësitë e mia për të pasur fëmijë. Nuk mund të kryeja procedurën e ngrirjes sepse tumori ishte shumë agresivë dhe  nuk kisha kohë të mjaftueshme për procesin e pjekjes së vezëve”.

Në nëntor ajo ishte e para paciente që pati një heqje të  indeve në vezore, të cilat doktorët më pas mund t’i vendosnin përsëri tek trupi  i saj pas fitores së luftës me kancerin. Ajo e mbaroi në muajin maj kurën kundër kancerit, që rezultoi me sukses. Tani asaj i është dhënë mundësuar për t’ bërë nënë dhe krijuar familje.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin