Fëmijët dhe ushqimi në shkollë

Bebat haneUshqimet që përdorin fëmijët janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre gjatë gjithë jetës. Ndaj s’është mirë të çohen në shkollë “me llampë të ndezur”

Blerina Bombaj

Organizimi i vakteve të ushqimeve që fëmija duhet të konsumojë, duhet të jetë përparësi e prindërve. Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. “Në anglisht fjala mëngjes – breakfast – do të thotë fjalë për fjalë “të thyesh pushimin nga ushqimi”. Të çosh fëmijën në shkollë pa ngrënë mëngjes, është njësoj si të nisesh për rrugë të gjatë me makinë me llampë të ndezur!  Që ta kuptojmë më mirë, nëse ju nuk i jepni energji fëmijës, ai deri në vaktin e drekës do të përdorë rezervat e veta, pra, do të “hajë vetveten”! Për të mobilizuar depozitat e energjisë, çlirohen hormonet e stresit të cilat e bëjnë fëmijën të ndihet i acaruar, i lodhur dhe i pamundur të mësojë. Studimet gjithnjë e më shumë tregojnë se fëmijët që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit kanë rendiment të ulët në shkollë dhe mungesë të theksuar përqendrimi.

Për të ofruar një mëngjes të ekuilibruar dhe të përshtatshëm për fëmijën tuaj duhet të keni parasysh disa parime bazë:

Në trurin tonë transmetuesit e mesazheve, të cilët quhen neurotransmetues ndihmojnë trurin të bëjë lidhjet e duhura. Ushqimi ndikon në funksionin e këtyre neurotransmetuesve. Ka dy lloje proteinash që ndikojnë në neurotransmetuesit tanë:

1 – neurostimuluese si proteinat që përmbajnë tirosinë, dhe 2- proteina qetësuese të cilat përmbajnë triptofan e cila relakson trurin. Një mëngjes me balancën e duhur të këtyre dy proteinave e ndihmon një fëmijë të fillojë ditën mbarë. Kombinimi duhur i karbohidrateve komplekse me proteinat është një bashkëveprim që rezulton në një ekuacion të tipit 1+1 =3. Pra, ato së bashku kanë efekt shumë më të dëshiruar sesa të marra veç e veç.

DjaliMëngjesi ideal për të vegjlit:

  • Bukë thekre + kos natyral + ½ mollë
  • Tost me gjizë, pak vaj ulliri, 1 kumbull vishnje
  • Trahana me pak fare vaj ulliri, gjizë, 5 kokrra rrush
  • 1 kupë kos me banane

Disa “jo” për mëngjesin:

  • “Jo” drithrave të gatshme pasi kanë përpunim të “dhunshëm” ndaj drithit dhe shpeshherë shtohet sheqer dhe konservues.
  • “Jo” lëngjeve të shtrydhura pasi janë më inferiorë në krahasim me frutin e tërë!
  • Sigurisht, është ajo që hani, jo ajo që thoni që do të ndikojë fëmijën. Nëse ju vetë nuk uleni të hani vaktin e mëngjesit, vështirë se do të realizoni një fillim të mbarë për fëmijën tuaj.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit