Fëmijët dyfishojnë peshë gjatë verës

Ndoshta e kanë fajin akulloret e shumta, mërzitja, ndërprerja e aktiviteteve sportive që kryejnë gjatit vitit shkollor, megjithatë pushimet verore janë problematike për fëmijët, pasi, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, kur shkollat mbyllen, fëmijët shtojnë në peshë.

familje plazh femijeGjatë verës pesha e të vegjëlve rritet shumë herë më shpejt sesa gjatë vitit shkollor.

Studimi u bazua në mbledhjen e të dhënave të shtatë studimeve të mëparshme që përfshinin 10 mijë fëmijë të moshës 5-12 vjeç.

Një nga këto kërkime për shembull thoshte se treguesi i masës trupore të fëmijëve dyfishohet gjatë verës krahasuar me rritjen gjatë vitit shkollor.

Sipas studiuesve, kjo lidhet me mungesën e aktiviteteve të strukturuara, me konsumin e lartë të ushqimeve jo të shëndetshme, me mërzinë si dhe rritjen e kohës që kalohet me lojëra pasive para kompjuterit. Këshillohet që fëmijët të përfshihen në aktivitete sportive ose thjesht të nxiten të kryejnë shumë not.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026