Fëmijët obezë kanë një përgjigje krejt ndryshe në qendrën e “shpërblimit” të trurit të tyre pas konsumit të ushqimeve me sheqer krahasuar me fëmijë të një
peshë normale. Kjo tregon se prirja për t’u shëndoshur fshihet në genet tona dhe mund të dallohet me ekzaminim të trurit në moshën 8-vjeçare me pajisje specifike. Kjo ndjeshmëri i bën ata të prirur të kërkojnë më shumë sheqer në dietë. Për këtë arsye prindërit duhet të ndërgjegjësohen se PARANDALIMI është kura më e mirë për fëmijët e tyre që mund të mbartin një ndjeshmëri të tillë.
Parandalimi:
- Mësojini fëmijët që në moshë të vogël me perime dhe fruta, me ushqime të plota, dhe jo të zhveshura, me shije natyrale dhe jo të përqendruara në sheqer
- Mësojini fëmijët të hanë shpesh dhe pak
- Krijoni mundësi për fëmijët tuaj të lëvizin dhe të lodhen fizikisht
- Harrojeni shpërblimin për sjellje të mira me ushqime të ëmbla
- Angazhojini në blerjen e ushqimeve të shëndetshme dhe në përgatitjen e tyre në shtëpi
- Dhe së fundmi, por më e rëndësishmja – jepni shembullin e mirë vetjak!


