Fëmijët që nuk shohin TV rriten më të shëndetshëm

femije 2 tv

Fëmijët që kalojnë më pak kohë përpara televizorit apo kopmjuterit flenë më shumë gjumë, janë më elegantë, më të mirë në shkollë dhe më të sjellshëm. Të paktën kështu rezulton në një studim i fundit të realizuar në SHBA. Hulumtuesit dolën në përfundimin se fëmijët të cilët jetojnë nën kontrollin e vazhdueshëm të prindërve sa i përket kohës që kalojnë përpara televizorit apo duke luajtuar videolojëra, janë më të shëndetshëm. Në këtë studim u morën nën vëshgim më shumë se 1300 fëmijë të shkollës fillore në Iowa dhe Minnesota.Femijet

Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë se një kontroll i kujdesshëm nga ana e prindërve ul kohëzgjatjen para ekranit dhe rrit orët e gjumit, sjell rezultate më të mira në shkollë dhe një sjellje më pak agresive. Kjo pasi këto fëmijë janë më pas të ekspozuar nga dhuna në televizion. Ndër të tjera, fëmijët që kalojnë shumë orë përpara ekranit janë më të prirur për të qenë obezë, një problem gjithnjë e në rritje në SHBA e më gjërë.

Në një tjetër studim të realizuar në Australi, rezulton se fëmijët që kalojnë shumë orë përpara ekranit të televizorit kanë më shumë probleme familjare, pasi ndikon në ndjenjat e tyre, duke i bërë më të trishtuar.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"