Fëmijët që rriten nga gjyshërit shpesh janë mbipeshë

Kur rriten nga gjyshërit, fëmijët shëndoshen më tepër. Ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i Universitetit të Helsinkit dhe i publikuar në gjyshi mbesa gjyshjarevistën “Evolutionary Psichology”. Kërkuesit kanë krahasuar të dhënat e 9000 familjeve angleze me të paktën një fëmijë të moshës 9 muajsh deri në 3 vjeç, duke i krahasuar peshën dhe parë mënyrën e rritjes: rezultoi se ata për të cilët kujdeseshin më shumë gjyshërit kishin 22% më shumë rrezik të ishin në të ardhmen mbipeshë ose obezë krahasuar me bashkëmoshatarët që ushqeheshin nga mamatë ose dadot.

Kjo për shkak se gjyshërit, sipas traditës së rolit të tyre, duan të rrisin “shanset” e mbijetesës së fëmijëve duke i ushqyer. Por e ekzagjerojnë. Krahasuar me shkuarën, sot njerëzit martohen në moshë më të madhe, çka do të thotë që edhe gjyshërit janë më të mëdhenj në moshë dhe ndryshojnë kështu mënyrën e përllogaritjes së kohës së kaluar me fëmijët.

Më pak energjikë se në të shkuarën, në përgjithësi gjyshërit modernë përpiqen t’i mbajnë urtë të vegjlit duke u dhënë biskota, torta, patatina, duke mos pasur parasysh se këto ushqime i shëndoshin.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim