Fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronik, ja pse janë më të rrezikuarit nga kequshqyerja gjatë verës

Iliada Kovaçi

Ndonëse nga pak po i afrohemi stinës së vjeshtës, çdo ditë mjekët në urgjencën e QSUT por jo vetëm, raportojnë për numër të lartë pacientësh të cilët vuajnë nga problemet gastrointestinale. E pyetur nga gazeta Shëndeti, mjekja gastrohepatologe dr. Valdete Malaj, shprehet se ‘këtë vit ka patur një shtim të rasteve në raport me vitet e kaluara gjatë stinës së verës. Pacientët ankojnë kryesisht diarre, temperaturë dhe të vjella. Këto problematika shëndetësore janë tipike në stinën e verës, ndaj pacientët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në disa raste nga diarretë e tepërta krijohen dhe çrregullime elektrolitesh e rrjedhimisht probleme të rënda shëndetësore’.

E pyetur për kategoritë më të rrezikuar gjatë kësaj periudhe, mjekja shprehet se janë kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe personat që kanë një patologji kronike. “Pra, kjo kategori duhet të ketë një kujdes të veçantë në këtë periudhë qoftë për mënyrën e të ushqyerit dhe qoftë për disa rregulla higjeno-sanitare të tjera ku mosrespektimi i tyre i çon deri në rrezikshmëri për jetën. Siç dihet pacientët me sëmundje kronike kane një imunitet të ulët në përgjithësi dhe kjo gjë bën të mundur favorizimin e shfaqjes së virozave të ndryshme”

Përsa i takon trajtimit dr. Malaj tha se trajtimi është simptomatik, pra në varësi të simptomave. ‘Ka preparate që jepen për ndalimin e diarreve, për rregullimin e florës intenstinale, për të vjella, pra në bazë të shenjave që pacienti ka bëhet edhe mjekimi por mbi të gjitha është përkujdesja për mënyrën e të ushqyerit’

Doktoresha thekson rëndësinë e kujdesit që duhet treguar gjatë kësaj periudhe të nxehtë, duke nisur që nga larja e fruta- perimeve, që nga konsumimi I ushqimeve të pastruara dhe gatuara mirë, hidratimi sa më I mirë gjatë ditës si domodoshmëri për trupin.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren