Femrat e dënuara nga Gjykatat Shqiptare përgjatë vitit 2014 dhe 2015. Ja si e pasqyron gjendjen Open Data Albania!

femra-5Open Data Albania po hulumton mbi trendin e kriminalitetit të femrave në Shqipëri në vitet 2014 dhe 2015 bazuar në të dhëna të Vjetarëve Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë. Të dhënat detajohen në numër grash dhe vajzash të dënuara sipas veprës penale apo nenit konkret. Kriminaliteti i femrave sipas Vendimeve Gjyqësore përbën çdo vit tre  deri tetë përqind të totalit të kriminalitetit.

Në vitin 2014 femra të dënuara me vendim gjykate numërohen 401 ndërsa në 2015 numri është dyfishuar me 881 raste gra apo vajza të dënuara. Rritja e kriminalitetit në vitin 2015 kundrejt vitit 2014 përkon edhe me ashpërsimin e politikës penale për vepra që lidhen me përvetësimin e energjisë elektrike apo ndërtimet e paligjshme.

tab-9 Dy janë veprat penale ku në vitin 2015 kemi numër më të lartë të grave dhe vajzave, kryesisht kryefamiljare të dënuara Neni 137 paragrafët 1 dhe 2, me përkatësisht 142 dhe 42 raste. Për veprën penale Vjedhje e Energjisë Elektrike ose Impulseve Telefonike u dënuan 184 femra në vitin 2015.

Paragrafi i parë parashikon vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimin i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër te paligjshme dhe te paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, te kryera me qëllim përfitimi të paligjshëm. Ligjvënësi ka parashikuar dënim me burgim deri në 3 vjet.

tabele-9Paragrafi i dytë i nenit 137 parashikon  rastin kur vepra penale kryhet me një nga rrethanat si bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jo familjarë të energjisë elektrike apo të rrjetit të shërbimit telefonik. Kjo figurë e veprës penale dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Në vitin 2015 me rrethana rënduese janë dënuar 42 gra për këtë figurë vepre penale. Ushtrimi i Prostitucionit vijon të mbetet një nen penalizues.

Megjithëse shumë vende nuk e konsiderojnë ushtrimin e prostitucionit si vepër penale, Ligjvënësi shqiptar vijon ta konsiderojë gruan në pozitat e punëtores së seksit, si autore e një veprimi penal dhe jo si viktima të një fenomeni. Për Ushtrim Prostitucioni Neni 113, në vitin 2015 u dënuan 15 femra ndërsa në vitin 2014 janë 7 raste dënimesh.

tabele-10Në nëntë vite të fundit në total janë dënuar 254 femra për këtë vepër penale, mesatarja për çdo vit është 28. Politika penale për këtë lloj veprimi ka qenë edhe më e ashpër në vitet 90.

Për të parë shifrat mund të klikoni linkun më poshtë

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1896/titull/Te-denuara-femra-nga-Gjykatat-Shqiptare-2014-dhe-2015—

 

 

tabele-90

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim