Femrat, kujdesi që duhet të tregojnë me veshjet intime

Nuk rekomandohet mbajtja e xhinsave apo pantallonave shumë të ngushta sepse ndryshon pehashi i vaginës dhe predisponohet gjithmonë lindja e infeksioneve

Denisa Canameti

Shpeshherë njerëzit për të ndjekur modën sakrifikojnë edhe shëndetin. Nxjerrja e barkut, tangat, tylet, sutjenat në forma të ndryshme dhe materiale po kaq të ndryshme janë ato çka moda e sotme stimulon tek njerëzit. Por sa të shëndetshme janë ato dhe cili është kujdesi që duhet të Mimoza Ketatregojnë gratë dhe vajzat për veshjen e tyre intime. Në lidhje me këtë problematikë, për gazetën “Shëndet+” flet obstetër-gjinekologia pranë spitalit “Koço Glozheni”, Mimoza Keta.

Doktoreshë, sa e vërtetë është që nxjerrja e barkut jashtë shkakton probleme shëndetësore te vajzat?

Dikur, në vendet e huaja, ka qenë në modë nxjerrja e barkut jashtë. Sot ky trend ka filluar të ndiqet edhe në  Shqipëri. Nxjerrja e barkut jashtë nuk shkakton ndonjë problematikë të madhe. Dikur nënat tona më të vjetra thonin që mos e mbani barkun jashtë se do ftoheni, do lindni, do ju ftohen vezët etj. Kjo nuk është fare e vërtetë.

Nuk ka asnjë lloj problematike që mund të lindë në këtë rast?

Nuk ndodh asnjë lloj problematike nëse ekspozon pjesën e barkut. Problemi është i mbajtjes së veshjeve të brendshme ashtu siç duhet. Pra, rëndësi ka higjiena e organeve gjenitale, jo nxjerrja e barkut jashtë.

femra gruajaÇfarë duhet të kemi parasysh kur flasim për higjienë të organeve gjenitale?

Të mbash një higjienë të organeve gjenitale do të thotë që të lahesh çdo herë mbas urinimit, do të thotë të qëndrosh pastër dhe thatë sa më shumë të jetë e mundur. Nëse vihet re një ndryshim në sekrecionet vaginale, të tilla si: shtesë në sasi, ndryshim në ngjyrë, ndryshim në erë, kruarje, puçrra në organet gjenitale, të gjitha këto duhet ta bëjnë gruan të drejtohet patjetër tek një mjek gjinekolog.

Çfarë rekomandohet për higjienën personale në lidhje me veshjet e brendshme?

Mbathjet duhet të jenë gjithmonë të pambukta. Pjesa e brendshme të jetë e pambuktë dhe e butë me qëllim që të mos vriten. Sa për depilimin, duhet bërë në mënyrë të  kujdesshme me qëllim që të mos futen qimet brenda. Kjo do të krijonte mundësinë për  shfaqjen e forunkulave, për të cilat shpeshherë na drejtohen vajzat e reja, por jo vetëm, duke u  ankuar për puçrra të mbledhura me qelb në zonën pubike për vetë faktin sepse kanë bërë depilimin jo korrekt.

intimePo tangat a sjellin ndonjë shqetësim?

Edhe pjesa e tangave normalisht nuk ka arsye për të thënë që ka ndonjë problematikë. Sigurisht, ato nuk duhet të mbahen gjatë gjithë kohës, nuk duhet të jenë të shtrënguara shumë. As xhinset nuk duhet të shtrëngohen me qëllim që të ketë mundësinë që të ajroset pjesa e organeve gjenitale. Ne nuk rekomandojmë mbajtjen e të brendshmeve të ngushta.

Nuk rekomandohet as mbajtja e pantallonave shumë të ngushta, sepse ndryshon pH (pehashi) i vaginës dhe priret gjithmonë lindja e një infeksioni që quhet kandidoz apo ato që quhen vaginoza bakteriale.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë