Ferma e gomerëve, “ilaçi” i mbijetesës

Këtu gomerët jetojnë si anëtarë të familjes. Meliha Dzindo dhe bashkëshorti i saj janë kthyer vonë pas luftës së Bosnjës në Vlasotince në republikën e serbëve shumicë, dhe aty jetojnë si myslimanë.
Kishin provuar zanate të ndryshme në një vend papunësie, por sëmundja e të birit u solli zgjidhje bashkë me ilaçin.

“Fqinjët tanë e dinin për rastin e djalit tonë dhe njerëzit na zunë derën duke kërkuar qumësht dhe kërkesat u rritën shumë”.
Qumështi thonë bënë ilaç, por sasia është e vogël dhe duhen 5-8 ditë për një litër që kushton rreth 50 Euro. Ilaç për sëmundje mushkërish e frymëmarrjesh, por edhe për bukuri. Dashuria për gomerët është gjithçka në këtë vend.
“Është një gjë e veçantë dhe njerëzit befasohen si një gjë e rrallë dhe vinë vëtëm për t’i parë”.
Shumë njerëz vijnë për ndihmë dhe gjithçka është e shitur paraprakisht. Familja është e angazhuar rreth trajtimit të kafshëve dhe të gjithë kanë nga një emër.
Njerëzve në hall u ndihmojnë gjithmonë pasi e nisën për ilaç dhe u kthye në një biznes të qëndrueshëm në një vend ku 80 për qind e banorëve kanë ikur. Qumështi shëroi për ta plagët e jetës./ Tv Klan

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara