Feromonet, çfarë i bëjnë trupit të njeriut?

feromonet

Përgatiti në shqip për shendeti.com.al: Flogerta Driza

Feromoni është një lëndë kimike që prodhon një kafshë për të ndryshuar sjelljen e një kafshe tjetër të të njëjtës specie (përfshirë insektet).

Feromonet përshkruhen si agjentë që ndryshojnë sjelljen. Shumë njerëz nuk e dinë se feromonet, përveç sjelljeve seksuale, nxisin edhe sjellje të tjera tek kafshët apo tek të njëjtat specie.

Feromonet ndryshe nga shumica e hormoneve janë ektohormone – ato veprojnë jashtë trupit të individit që i prodhon – duke ndikuar sjelljen e një individi tjetër. Përgjithësisht hormonet ndikojnë vetëm individin që i prodhon. Me anë të këtij artikulli do të flasim shkurtimisht për feromonet dhe nëse ato gjenden apo jo tek njerëzit.

Çfarë bëjnë feromonet?

Feromonet përdoren gjerësisht në botën e kafshëve. Ato mund të sekretohen për të nxitur sjellje të ndryshme, duke përfshirë:

  • Panik
  • Ndjekje ushqimi
  • Ndijim/zgjim seksual
  • Sjellje që u tregon femrave të tjera t’i lëshojnë vezët diku tjetër (feromonet epidektike)
  • Respektim territori
  • Lidhje (nënë-fëmijë)
  • Kërcënim për t’u zmbrapsur

Besohet se feromoni i parë është identifikuar në vitin 1953. Bomykol sekretohet nga insektet femra për të tërhequr meshkujt. Sinjali i feromoneve mund të udhëtojë distanca të mëdha, edhe në përqendrim të ulët.

Ekspertët thonë se feromonet e insekteve kuptohen më lehtë sesa ato të gjitarëve, të cilët nuk kanë sjellje tipike të insekteve.

Besohet se gjitarët i diktojnë feromonet nëpërmjet një organi në hundë që quhet VNO (organi Vomeronasal), ose organi “Jakobson” dhe lidhet me hipotalamusin në tru.

VNO-ja  tek njerëzit konsiston në disa gropëza që ndoshta nuk bëjnë asgjë: çuditërisht VNO-ja është e pranishme në fetus, por nuk zhvillohet pas lindjes. Nëse njerëzit përgjigjen ndaj feromoneve, ka të ngjarë që ata të përdorin sistemin e tyre normal të nuhatjes.

Feromonet përdoren shpesh për kontroll insektesh. Ato përdoren si karrem për të tërhequr meshkujt drejt një kurthi, i ndalon ata të riprodhohen apo i çorienton.

A kanë njerëzit feromone?

Sipas mijëra uebsajteve të cilat promovojnë suksesin seksual nëse t’i blen tabletat e tyre, feromonet njerëzore ekzistojnë. Gjithsesi mbani mend se qëllimi i tyre është që të blini produktet e tyre. Megjithatë, studime më serioze shkencore kanë treguar mungesë provash për ekzistencën e tyre.

Gustav Jager (1832-1917), një doktor gjerman i higjienës mendohet të jetë shkencëtari i parë që parashtroi idenë se feromonet ekzistojnë. Ai i quajti ato antropine dhe tha se ato ishin përbërës lipofilik të lidhur me lëkurën dhe me gjendra që shenjojnë aromën specifike të secilit person.

Komponentët lipofilikë janë ato elemente që tentojnë të kombinohen ose janë të afta të shpërndahen në lipide.

Kërkuesit në Universitetin e çikagos pretendojnë se kanë mundur të lidhin ciklin menstrual tek femrat me çlirimin e aromës në mënyrë të pandërgjegjshme. Kreu i kërkimeve quhej Martha MekKlintok, ndaj dhe termi i përdorur më pas ishte “efekti MekKlintok”.

Kur një grup femrash u ekspozua me aromën e një femre tjetër, cikli i tyre menstrual ose përshpejtohej ose ngadalësohej, në varësi të momentit që aroma ishte marrë, para, gjatë dhe pas ovulimit.

Shkencëtarët thanë se feromonet e mbledhura para ovulimit shkurtonin ciklit e ovulimit tek femrat e tjera, ndërsa feromonet e mbledhura gjatë ovulimit, e zgjasnin atë. Pavarësisht kësaj, analizimi i studimit dhe metodologjisë së skuadrës “MekKlintok”  i kanë vënë në pikëpyetje këto zbulime.

Disa fakte për feromonet

Këto janë disa nga pikat kyçe të feromoneve.

  • Feromonet janë të ngjashme me hormonet, por veprojnë jashtë trupit.
  • Feromonet nxisin aktivitet tek individët e tjerë, siç është ndijimi/zgjim seksual.
  • Efekti MekKlintok i referohet ciklit menstrual të femrave kombinuar me feromone.
  • Disa kimikate janë zbuluar se kanë efekt nxitës si feromone tek njerëzit, por ka pak prova.
  • Praktikisht të gjitha insektet përdorin feromonet për të komunikuar.
  • Shumica e produketeve që blihen online që premtojnë efekt feromonesh, janë të paefektshme.
  • Gustav Jager ishte i pari që propozoi idenë e feromoneve, duke i quajtur ato antropine.
  • Ka katër lloje feromonesh: parësorë, çlirues, sinjalizues dhe rregullues.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës