Kryefaqja Aktualitet Fertilizimet e para invitro në spitalet publike, arrihet përqindja e suksesit te...

Fertilizimet e para invitro në spitalet publike, arrihet përqindja e suksesit te 42% e pacientëve

0
Shpërndaje
  • Në vitin 2017, shoqata “Together for Life” identifikoi dhe ngriti për herë të parë shqetësimin për mungesën e mbështetjes për çiftet që përballen me infertilitetin në Shqipëri.
  • TFL kërkoi dhe analizoi fakte dhe të dhëna që treguan se në vitin 2012, një projekt me vlerë prej 25.000.000 lekësh ishte nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian për të realizuar procedurën e Fekondimit in Vitro në strukturat shtetërore, por dera e këtij laboratori nuk u hap kurrë për qytetarët.
  • TFL nisi një fushatë për të ngritur zërin për shumë çifte shqiptare që ishin privuar nga e drejta për të pasur fëmijë përmes metodave moderne të riprodhimit. Kostoja e një procedure FIV është mesatarisht 4000 Euro, duke e bërë atë të paarritshme për shumicën e çiftëve.
  • Në vitin 2020, një analizë e politikave për nxitjen e lindshmërisë zbuloi se popullsia shqiptare po plaket, ndërsa ligji për shëndetin riprodhues mbetet i mangët. Raporti e theksoi nevojën për ndërgjegjësim dhe veprim të shpejtë nga institucionet për të adresuar këto probleme shëndetësore.
  • Gjatë diskutimeve për buxhetin e shëndetësisë në vitin 2022, TFL propozi një qendër për fekondim in vitro, e cila u pasqyrua në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, megjithatë nuk pati veprime konkrete për realizimin e saj.
  • Në buxhetin e vitit 2023, ky shërbim u hoq nga lista e financimeve. TFL iu drejtua me shqetësim Komisionit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në seancën dëgjimore të organizuar për buxhetin e shëndetësisë për vitin 2023. Ministria pranoi se kjo politikë do të vazhdonte përmes një projekti investimi në spitalin Koço Gliozheni.
  • Në maj 2023, Ministria e Shëndetësisë njoftoi në rrjetet sociale fillimin e zbatimit të projekteve të reja në maternitetin “Koço Gliozheni” për ndërtimin dhe pajisjen e Qendrës së parë publike të Riprodhimit të Asistuar (IVF).
  • Në seancën dëgjimore mbi projekt-buxhetin e vitit 2024, zv. Ministrja Rakacolli konfirmoi se shërbimi i fekondimit in vitro ishte parashikuar të funksiononte brenda vitit, duke shpresuar për një zgjidhje afatgjatë për çiftet që përballen me infertilitetin në Shqipëri.
  • Më 17 dhjetor 2024 kurorëzohen përpjekjet dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu njofton arrdhjen në jetë të fëmijës së parë  ‘in Vitro’ te “Koço Gliozheni”!

Revista Monitor sjell përmes një artikulli si më poshtë vijimësinë e këtij procesi:

Nga 20 transfertat e realizuara për 2024, shansi për të pasur fëmijë është realizuar në 9 prej tyre. Fëmija i parë invitro, nga shërbimi i ofruar falas nga spitalet publike ka lindur në dhjetor të 2024-s.

Në 2024-n, nisi për herë të parë të ofrohet në sistemin shëndetësor publik shërbimi për fertilizimit in vitro (FIV) falas për çiftet që përballen me infertilitetin, përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Nga të dhënat e para të bëra publike te raporti “Realizimi i treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024” rezulton se është arritur përqindja e suksesit në masën 42%. Nga 20 transfertat e realizuara për 2024, shansi për të pasur fëmijë është realizuar në 9 prej tyre. Fëmija i parë invitro, nga shërbimi i ofruar falas nga spitalet publike ka lindur në dhjetor të 2024-s. Kostoja për pacient llogaritet rreth 330 mijë lekë.

“Një produkt i ri i përfshirë për herë të parë në SUOGJ “Koço Gliozheni” duke ofruar kështu falas procesin e riprodhimit mjekësor të asistuar në institucionet shëndetësore publike.

Sasia e realizuar është 30 pacientë me një kosto prej 326,971 lekë/pacientë. Sipas informacioneve të marra nga Qendra e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, nga 20 transfertat e realizuara gjatë 2024, 9 prej tyre kanë pasur rezultate pozitive ndërkohë që 11 prej tyre kanë pasur rezultate negative. Përqindja e suksesit deri më sot ka qenë 42%.

Procesi i parë i suksesshëm ka përfunduar me lindjen e bebit të parë në datën 10/12/2024 në Q.R.M.A-r në SUOGJ “Koço Gliozheni””, theksohet në raport. Shërbimi do të vijojë të ofrohet edhe për 2025 edhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Parashikohen të mbështeten 150 çifte të reja.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here