Festivali i Ideve Rinore 2017, eventi i kushtuar të rinjve

Më datë 30 maj, në ambientet e Piramidës do të zhvillohet ”Festivali i Ideve Rinore 2017”, eventi më i madh kushtuar dijes dhe kreativitetit të të rinjve.

Ky aktivitet, i organizuar nga Instituti AIPA në  bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe partnerët ka për qëllim integrimin e aftësive dhe kompetencave të fituara përmes edukimit formal, joformal e informal, me vlerat me të mira sociale, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm lokal në themel të të cilit janë, të rinjtë, komuniteti dhe ‘Shkolla si Qendër Komunitare’.

Këtë vit ky festival përpos tematikës “Evropa e qytetarëve” dhe tematikave të tjera të larmishme, të cilat mundësojnë shpalosjen dhe promovimin e dijes, imagjinatës, kreativitetit dhe produktivitetit të të rinjve shqiptarë, këtë vit propozojmë edhe konceptin e STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) si ndër tematikat  kryesore të Festivalit të Ideve Rinore.

 Gjatë ditës së Festivalit do të zhvillohen njëherazi disa aktivitete në hapësira të ndryshme, si:

  1. Stenda promocionale
  2. Takime dhe bisedime me personalitete të shquara
  3. Workshope e seminare me eksperte nga vendi dhe ë huaj
  4. Aktivitete dhe evente me mësues, drejtorë, apo anëtarë të komunitetit
  5. Aktivitete rekreative dhe shpalosja e tyre në hapësira të dedikuara për secilën tipologji aktivitetesh.

Protagonistët kryesorë të këtij festivali do të jenë sërish të rinjtë me një përfshirje të shkollave të mesme të Shqipërisë. Ndër institucionet e pranishme në këtë festival do të jenë shkollat qendër komunitare dhe ato të mesme, organizmat e nxënësve, klubet e nxënësve, komuniteti i mësuesve, komuniteti i prindërve, institucionet arsimore, organizata lolake e ndërkombëtare e sektori i biznesit që kanë si mision çështjet që  lidhen me edukimin në  përgjithësi dhe me edukimin për zhvillim të  qëndrueshëm, brenda dhe jashtë vendit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
Ekportoi drejt Kroacisë perime me nivel të lartë pesticidesh, në pranga administratori i subjektit
Tragjike në spital! 61-vjeçari vdes në sallën e rezonancës magnetike pasi kishte harruar varsen në qafë
Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
1 në 8 njerëz në botë vuan nga obeziteti
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike