Fier, mjekët kërkojnë shtim të personelit për urgjencat në Pediatri

Mjekët e spitalit në Fier bëjnë thirrje që të shtohet numri i specialistëve në pavionin e Pediatrisë, pasi mjekët aktualë nuk e përballojnë dot fluksin e të sëmurëve. pediatriDrejtori i spitalit në Fier, Dhimitër Dhamo, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që të shtojë numrin e mjekëve dhe personelit të mesëm në këtë repart. Dhamo kërkon gjithashtu njohjen e shërbimit të Urgjencës në godinën e Pediatrisë në Fier, e cila është e veçuar nga korpusi qëndror.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Dhamo u shpreh: “Numri i vizitave që bëhen në repartin ditor shkon në 30 fëmijë. I cilësoj këto sepse Pediatria është reparti që ka një ngarkesë të jashtëzakonshme. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë ta shikojë pak me përparësi shërbimin e Pediatrisë, sepse ne jemi godinë e veçantë, larg korpusit qëndror dhe ne nuk na njihet reparti i Urgjencës. Pra, duhet personeli i mesëm dhe personeli mjek që ta mbulojë këtë repart”.

Mjeku pediatër, Dhimitër Dhamo, pohon se  fluksi i vizitave ditore për shkak të virozave të stinës shkon nga 80-100 vizita në ditë. (Ora News)

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni