Fier, pezullohen 3 mjekë. Kërkohet drejtësi për vdekjen e 43-vjeçarit

Vdekja e një 43-vjeçari ka pezulluar nga detyra dy mjekë të Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa një tjetër ka marrë masën e detyrimit të paraqitjes.

Vendimi i Gjykatës së Fierit për mjekët Blendi Dhespollari, Emiljano Myrtaj dhe kardiologun Viktor Gjini, ka ardhur pas ankesës drejtuar Prokurorisë së Fierit nga familjarët e Besnik Ramaj, i cili ndërroi jetë më 23 dhjetorin e kaluar.

Atë ditë, 43-vjeçari është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Repartin e Urgjencës, mjekët e këshilluan që të shtrohet për kurime të mëtejshme.

Familjarët fajësojnë mjekët për humbjen e jetës së 43-vjeçarit. Më 31 dhjetor, ata iu drejtuan Prokurorisë duke kërkuar zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Pas shqyrtimit të kartelës mjekësore, në fillim të muajit shkurt gjykata mori vendimin për 3 mjekët, me akuzat “Mjekim të pakujdesshëm” dhe “Mosdhënie të ndihmës”.

Mes pikëllimit për humbjen e të birit, i ati i 43-vjeçarit thotë se nuk janë lajmëruar në kohë, ndërsa për transferimin drejt Tiranës i është kërkuar që ta mbante ai përgjegjësinë. Sipas nënës së 43-vjeçarit, shkaktar për vdekjen e të birit është qëndrimi i gjatë në Urgjencën e Spitalit të Fierit.

Prindërit kërkojnë të zbardhet e vërteta e vdekjes së djalit të tyre, i cili ishte edhe baba i 3 fëmijëve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni