Përbërësit:
Fileto pule- Spec i kuq, spec jeshil
- Kërpudha
- Qepë të prera në gjysëm rrathë
- Vaj ulliri
- 1 gotë birrë e turbullt
- Kripë, piper i zi
E veçanta e kësaj recetë është se shuhet me birrë të turbullt.
Përgatitja:
Marinojmë pulën me kripë dh piper më pas i hedhim pak miell në mënyrë që të mos ngjitet gjatë skuqjes.
Marrim një tigan dhe hedhim pak vaj ulliri pasi vaji nxehet hedhim qepën, e lemë 2-3 minuta të skuqet dhe e kaudisim. Hedhim fileton e pulës dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas hedhim specat dhe kërpudhat, i përziejmë mirë dhe i lemë në zjarr normal. Hedhim 2 gjethe dafine dhe e shuajmë me një gotë birrë. Kjo do t’i japë gatimit një shije të ëmbël dhe të athët njëkohësisht. Shtojmë kripën, piperin dhe i lemë të zjehen 12 minuta derisa të krijohet një masë homogjene. E servirim pjatën të ngrohtë. Ju bëftë mirë!


