Finlanda bashkohet me vendet e tjera nordike, ndalon vaksinën Moderna

Finlanda u është bashkuar vendeve të tjera nordike në pezullimin e përdorimit të vaksinës COVID-19 të Modernës në grupmosha të caktuara për shkak të një rreziku të shtuar të inflamacionit të zemrës. Instituti finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien mori vendimin se vaksina nuk do të jepet për meshkujt nën moshën 30. Në vend të tyre do t’u ofrohet vaksina Pfizer-BioNTech. Agjencia qeveritare tha se zbuloi se të rinjtë dhe djemtë ishin në një rrezik pak më të lartë të zhvillimit të miokarditit.

Ky vendim i Finlandës vjen pas të njëjtit vendim të marrë ditën e djeshme nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. Suedia pezulloi përdorimin e Modernës për njerëzit nën 30 vjeç, Danimarka tha se atyre nën 18 vjeç nuk do t’u ofrohet vaksina e prodhuar nga Zvicra, dhe Norvegjia u bëri thirrje atyre nën 30 vjeç që të marrin vaksinën Pfizer.

Të katër vendet e bazuan vendimin e tyre në një studim të pabotuar me Agjencinë Suedeze të Shëndetit Publik duke thënë se ai sinjalizon “një rrezik në rritje të efekteve anësore të tilla si inflamacioni i muskujve të zemrës ose perikardit.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese