Finoku, ja si mund ta përdorim!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

finok iFinoku është një ushqim me vlera te shumta për organizmin. Ai përmendet për vlerat e tij pastruese, shfryrëse, ndihmon ne tretje etj.

Për përgatitjen e tij për konsum ka disa mënyra. Njëra prej tyre është çaji i finokut. Për këtë do të na duhen:

– Dy lugë fara finoku

– Disa gjethe finoku

– Një rrënjë finoku

Fillimisht i shtypim kokrrat e finokut deri sa ato të lëshojnë përmbajtjen që kanë. Këto i bashkojmë me gjethet dhe rrënjët dhe krijojmë një masë të tërë. Mbushim 2-3 gota çaji me ujë qe e ngrohim por pa arritur te vloje dhe përmbajtjen e përgatitur e lemë në të për dhjetë minuta. Pas kësaj mund ta pimë dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe një lugë mjaltë.

Parfum për mikrovalën: Një tjetër vlere e bimës se finokut është ajo aromatike qe përfitohet pas zierjes se gjetheve të saj në ujë. Për këtë, në një ene vëmë 500 ml ujë dhe dy gjethe të jashtme të bimës qe paraprakisht i presim ne kubetë te vogla. Këtu shtojmë edhe një fete limoni. Këtë enë e vendosim ne mikrovale qe e vëmë ne pune ne maksimumin e fuqisë se saj për 5 minuta. Sportelin e leme te mbyllur për 5 minuta dhe me pas, me ane te një pecetë te pastër fshijmë avullin qe është kondensuar brenda saj.

Xhufkat. Po kështu mund te gjejnë përdorim edhe xhufkat e finokut. Për këtë, pasi e kemi lare e grijmë ne mikser dhe e përdorim për të përmirësuar shijen e supave por edhe për të përgatitur salca të ndryshme për makaronat. Për të realizuar këtë të fundit, në mikser shtojmë edhe një lugë me arra pishe, gjysme qepe, djathë të grirë, kripë, piper, vaj ulliri dhe pak qumësht për ta berë atë pak kremoze.

Burimi: healthyfood/ shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit