Firmoset kontrata, gati fillimi i punimeve për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT

Një spital i ri 7 katësh i sëmundjeve të brendshme do të ndërtohet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, projekt i financuar nga kredia e Bankës së Këshillit të Europës të përfituar nga Qeveria Shqiptare.

Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u firmos kontrata për ndërtimin e spitalit të ri nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO.

Spitali i ri, një investim prej 14.4 milion euro do të ndërtohet nga themelet brenda ambienteve të QSUT, ku do të përqendrohen të gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme (të 6-katëshit aktual) duke filluar nga kardiologjia, hemodinamika, nefrologjia etj. si dhe do të bëjë bashkë shërbimin e mjekësisë interne, alergologjisë, të cilat së bashku me shërbimet ekzistuese do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve interne.

Vendndodhja e spitalit të ri është  pas spitalit ekzistues të ndërtuar në fazën e parë të master-planit të QSUT-së. Ky spital do të jetë me 7 kate, nga të cilët një nëntokë dhe me dritë natyrale në ambientet e brendshme. Me ndërtimin e këtij spitali të ri, Shërbimi i Urgjencës do të transferohet në godinën e re me hyrje nga rruga e Dibrës, duke krijuar kështu lehtësi në lëvizjen e autoambulancave.

Ky projekt parashikon gjithashtu edhe krijimin për herë të parë të një spitali ditor brenda kësaj strukture, me 60 shtretër, i cili do të reduktojë shfrytëzimin e shtretërve dhe do të ulë kostot për trajtimin e pacientëve që nuk kanë nevojë për hospitalizim.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni