“Fitbits”, pajisje mikroskopike për të marrë të dhëna nga brenda trupit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Shkencëtarët janë duke u marrë kohët e fundit me  prodhimin e disa sensorëve wireless me përmasa mikroskopike , të cilat mendohen të implementohen brenda trupit të njeriut për të marrë të dhëna nga aktiviteti nervor në kohë reale.tru

Kjo mendohet të sjellë shumë përparësi në zgjidhjen dhe kontrollin e sëmundjeve të ndryshme, si epilepsia, si dhe të përmirësoj kontrollin e protezave në të ardhmen.

Këto pajisje janë testuar me sukses tek minjtë dhe brenda dy viteve  do fillojnë testimet mbi njerëz.

Këto pajisje të quajtura Fitbits do kenë avantazhin të marrin një sasi shumë të madhe informacioni në vende ku deri më tani ishte e pamundur të  depërtoje.

Nga kompania që po prodhon këto pajisje kanë dalë në qarkullim edhe shumë aparate të tjera ndihmuese, që matin rrahjet e zemrës, numrin e hapave që ecën, të shkallëve që ngjit e shumë të tjera. Diferenca nga pajisjet e tjera ekzistuese është se këto të fundit janë wireless. Të gjitha teknologjitë ekzistente përdorin elektroda të lidhura në trup dhe që për më tepër janë vetëm sipërfaqësore, të lidhura jashtë trupit.

Sensorët e rinj nuk kanë nevojë as për tela dhe as për bateri. Ata përdorin ultratinguj si për energji ashtu edhe për të marrë të dhënat nga  trupi. Ato kanë madhësinë e një kokrrizë rëre dhe deri më tani janë përdorur tek sistemi periferik nervor i minjve , pjesa që lidh trurin me shtyllën kurrizore, duke mbledhur të dhëna për sistemin  nervor  në një kohë të pabesueshme.

Sensorët përdorin kristale të quajtur ‘piezoelectric’ të cilat konvertojnë ultratingujt në energji elektrike . Nga ana tjetër kjo energji  vë në punë transmitorët e mbështetur mbi nerva, të cilët fillojnë të mbledhin materiale. Këto të dhëna dërgohen, me të njëjtën metodë që u jepet sinjali, në një marrës jashtë trupit.

Këto shpikje do kenë një rëndësi shumë të madhe edhe për të gjymtuarit dhe tetraplegjikët duke u paraqitur një mënyrë shumë efikase për të kontrolluar protezat e së ardhmes.

Shkencëtarët gjithsesi janë të mendimit se duhen bërë akoma shumë kërkime mbi mënyrën se si truri i njeriut mbledh dhe shpërndan informacionin me anë të sistemit nervorë. Gjithashtu , këto procesorë për momentin janë të madhësisë 1 milimetër dhe studiuesve iu lind detyra ta minimizojnë akoma më shumë atë, deri në madhësinë 50 mikron në mënyrë që të jetë më i  lehtë implementimi i tyre.

Burimi: Fox News/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre