Fitnes, LG prezanton byzylyk dhe kufje për kontroll parametrash shëndetësor

LG_rripi i dores Lifeband Touch_Foto 1LG Electronics (LG) zbuloi sot në panairin CES në Las Vegas byzylykun “Lifeband Touch” dhe kufjet “Heart Rate”, dy produkte që shënojnë hapin e parë të kompanisë në fushën e teknologjisë së fitnesit. Të dyja produktet kanë dizajne të rehatshme dhe që përshtaten me pajisje të tjera, ndaj kontrolli i parametrave shëndetësorë nuk kërkon më shumë mundim sesa vendosja e rripit të dorës ose kufjeve.

“Ne donim të hynim me produkte fitnesi që plotësojnë pritshmëritë e konsumatorëve të sotëm që janë njohës të teknologjisë dhe sollëm dicka të re, që në rastin tonë do të thotë dizajn cilësor, komfort dhe funksionalitet”, tha Jim Clayton, zv.president ekzekutiv i Divizionit për Bizneset e Reja në LG Zbavitje Shtëpiake.

Rripi i dorës “Lifeband Touch” është një matës aktiviteti inteligjent që përshtatet me monitorët e ritmit të zemrës (HRM), si dhe me smartfonët. Nga ana tjetër, dizajni unik dyfunksional i kufjeve “Heart Rate” ofron një mënyrë më të mirë të matjes së ritmit të zemrës gjatë ushtrimeve. Të dyja produktet janë dizenjuar me synimin që të ndihmojnë përdoruesit të mbajnë nën kontroll parametrat e tyre shëndetësorë. Ata mund të lidhen me njëri-tjetrin pa pasur nevojën e një rrjeti. Të lidhura me smartfonë (me bazë Android dhe iOS), pajisjet mund të transmetojnë të dhënat tek programi “LG Fitness” ose tek programe të tjera, si: MyFitnessPal, Runkeeper ose MapMyFitness.

LG_kufjet Heart Rate_Foto 1Rripi i dorës “Lifeband Touch” ka një ekran me prekje OLED që shfaq orën, biometrikën, thirrjet hyrëse dhe kontrollin e muzikës, akselometrin me 3 akse dhe altimetrin që lejon pajisjen të masë saktësisht treguesit e performancës, si psh largësinë, shpejtësinë, numrin e hapave, kaloritë e konsumuara dhe ritmin e projektuar. I dizenjuar për të qenë i lehtë në përdorim dhe në peshë, ai ka një algoritëm unik të ndjeshëm ndaj lëvizjeve që ndizet automatikisht kur mbajtësi rrotullon kyçin e dorës.

Kufjet “Heart Rate” vijnë me teknologjinë e ndjesorëve PerformTek® që mat sinjalet e volumit të gjakut nga pjesa e brendshme e veshit për të kapur të dhëna biometrike, si psh: ritmin e zemrës dhe konsumin maksimal të oksigjenit (VO2 max). Si një pajisje që mat vazhdimisht ritmin e zemrës, PerformTek® ka dëshmuar saktësi gjatë aktiviteteve fizike. Dizajni e bën më të rehatshëm se pajisjet e ngjashme për t’u mbajtur, ndërsa medaljoni që lidhet me kufjet siguron lidhje me “Bluetooth”, duke mundësuar dërgimin e të dhënave në një “smartfon” ose te rripi “Lifeband Touch”.

Të dy produktet do të jenë në treg duke filluar me SHBA në gjysmën e parë të 2014-s, për të vazhduar me tregjet e tjera më vonë.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"