Kryefaqja Fitness Fizioterapia pas ishemisë cerebrale

Fizioterapia pas ishemisë cerebrale

0
Shpërndaje
Petrit Drini, fizioterapist

Petrit Drini, fizioterapist

Nëse ishemia shkakton dëmtime në ato pjesë të trurit të cilat kontrollojnë lëvizjet, ju mund të përjetoni dobësi ose paralizë në njërën anë të trupit dhe probleme me lëvizjet apo kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Më poshtë do të shpjegojmë se si fizioterapia mund t’ju ndihmojë për t’u rimëkëmbur dhe çfarë trajtimi duhet të ndiqni.

Si ndikon ishemia tek lëvizjet e trupit

Ju mund të përjetoni dobësim, ose paralizë të muskujve të njërës anë të trupit. Kjo mund tëvështirësoje lëvizjet apo përdorimin e gjymtyrëve. Gjymtyrët tuaj mund të lëvizin në mënyrë tëndryshme kur ju përpiqeni t’i përdorni. Për shembull bërryli mund të lëvizë anash jashtë kur ju përpiqeni të ngrini një objekt.

Ana e prekur e trupit mund të ndihet ndryshe. Gjymtyrët mund të ndihen më të rënduar për shkak të dobësisë që e bën të vështirëpër t’i lëvizur ato, ose mund të ndihen si të mpirë. Disa persona mund të kenë ndjesi më të pazakonta të tilla si pickime apo shpime, ndjesi të nxehti ose të ftohti, etj.

Ju mund të keni probleme me posturën dhe ekuilibrin, qëvështirëson qëndrimin drejt dhe ju jeni më të predispozuar për t’u rrëzuar.

Artikulacionet e anës së prekur, të tilla si shpatulla, mund të jenë vulnerabil ndaj dëmtimit, përshembull nëse ju tërhiqet krahu. Kjo mund të shkaktojë një zhvendosje pjesore ose simptomën  e “shpatullës së ngrirë”, ku ndjeni dhimbje në shpatull dhe keni vështirësi në lëvizjen e saj.

Disa muskuj të anës së prekur mund të bëhen më të ngurtë (shpesh nëkyçin e dorës apo gishta dhe nëkyçin e këmbës) të cilat kufizojnë lëvizjet dhe disa persona mund të kenë spazma muskulore.

Çfarë është fizioterapia pas ishemisë?

Fizioterapia është një pjesë shumë e rëndësishme e rehabilitimit. Teknika të tilla si ushtrimet, manipulimet, masazhi, stërvitja e specializuar dhe trajtimi elektrik janë të dobishme për të ndihmuar shërimin tuaj dhe për të rikthyer lëvizjet. Objekti kryesor i fizioterapisë pas ishemisë cerebrale është për t’ju ndihmuar të mësoni që të përdorni të dyja anët e trupit përsëri dhe për të rimarrë forcën muskulore dhe lëvizjet.

Neurofizioterapia është një lloj i fizioterapisë për të trajtuar problemet që kanë origjinën përbrenda trurit, dhe është e rëndësishme që ju të merrni këtë trajtim si pjesë të rimëkëmbjes. Një neuro-fizioterapist është i specializuar për të kuptuar dhe trajtuar ndryshimet e shkaktuara prej problemeve neurologjike (ato që prekin sistemin nervor, përfshi dhe isheminë).

Si mund t’ju ndihmojë fizioterapia?

Pas një ishemie cerebrale, truri nuk mund të rrisë qeliza të reja për të zëvendësuar ato që janë dëmtuar. Në këtë mënyrë rehabilitimi do të varet nga aftësia e trurit për të riorganizuar qelizat e shëndetshme për të mbuluar funksionet e atyre që u shkatërruan. Fizioterapia mund të japi udhëzime praktike të specializuara për t’ju ndihmuar.

Në varësi të nevojave tuaja, fizioterapisti do të:

Ndihmojë për të krijuar një plan kujdesi për të qenë sa më mirë dhe për të shmangur ndërlikime që mund të shfaqen gjatë rehabilitimit.

Këshillojë se si duhet të pozicionoheni kur qëndroni shtrirë, ulur dhe sa shpesh duhet të lëvizni.

Vendosi se kur duhet të filloni të ngriheni nga shtrati dhe të filloni të ecni dhe çfarë pajisjesh (nëse duhen) mund të përdorni për të lëvizur apo për t’u mbështetur.

Motivojnë për t’u përfshirë në mënyrë më aktive në seancat e fizioterapisë dhe ju ndihmojnë për të rimësuar modelet normale të lëvizjeve

Ofrojnë terapi për të forcuar gjymtyrët dhe ju mësojnë se si të lëvizni përsëri, në mënyrë sa më të pavarur.

Punojnë bashkë me ju dhe kujdestarët apo familjarët tuaj për t’ju mbështetur gjatë rehabilitimit në mënyrë të koordinuar.

 

Këshillojnë ju, kujdestarët apo familjarët tuaj se si mund të bëni sa më tepër për veten dhe të lëvizni përreth sa më tepër që të mundeni.

 

Është e rëndësishme që të jeni sa më aktiv që të jetë e mundur pas ishemisë, në mënyrë që të nxiteni për t’u çuar në këmbë dhe të lëvizni sa më tepër si dhe për të vazhduar me aktivitetet e mëparshme.

Në fazat e para, dhe për personat me probleme të lehta, fizioterapia përqendrohet në parandalimin e ndërlikimeve dhe rikthimin e aftësisë për të lëvizur për t’u bërë aktiv përsëri.

Me kalimin e kohës dhe për personat me probleme më të ndërlikuara, rimëkëmbja e plotëështë e vështire dhe kështu që fizioterapia përqendrohet për t’ju ndihmuar për t’u bërë sa më të pavarur dhe të kryeni veprimet më të rëndësishme për ju, për shembull përdorimin e pajisjeve ose të bërit e gjërave në mënyra të ndryshme.

Çfarë përfshin fizioterapia?

Vlerësimi dhe kujdesi fillestar

Pas ishemisë, ju duhet të vlerësoheni prej fizioterapistit sa më parë qe të jetë e mundur. Ky vlerësim duhet të marri parasysh çdo lloj problemi shëndetësor që keni patur përpara ishemisë, dhe duhet që problemet me lëvizjet të identifikohen që në fillim në mënyrë që kujdesi të organizohet për t’ju dhënëçdo mundësi për t’u rimëkëmbur plotësisht.

Kujdesi i duhur në ditët e para është i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e bllokimit tëmuskujve apo artikulacioneve. Nëse jeni i shtrirë në shtrat ose qëndroni në karrige, terapisti fillon duke ju ndryshuar pozicionin për të përmirësuar posturën tuaj dhe ekuilibrin dhe për t’ju bërë që të ndiheni sa më rehat.

Nëse keni paralizë në njërën anë të trupit, pozicionimi korrekt është i rëndësishëm për të parandaluar spazmat muskulore ose ndonjë dëmtim të mundshëm. Nëse nuk jeni në gjendje të lëvizni, do t’ju duhen dyshekë tëveçante apo kujdes prej infermierëve për t’ju lëvizur në intervale të rregullta në mënyrë që të shmangni plagë nga qëndrimi shtrirë.

Gjithashtu nëse nuk jeni në gjendje të lëvizni, mund t’ju jepet trajtim fizioterapie për kraharorin në mënyrë që të mbahen mushkëritë e pastra nga infeksionet. Nëse është e mundur, ju duhet të ndihmoheni që të qëndroni ulur, pasi kjo do të shmang mpiksjet e gjakut në këmbë, përmirësimin e frymëmarrjes dhe ju ndihmon në rehabilitim.

Fillimi i lëvizjeve

Nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen për disa ditë dhe ju jeni të qëndrueshëm nga ana mjekësore, fizioterapisti mund të fillojë të përdori terapi më aktive për t’ju mësuar se si të bëni gjërat me të cilat keni vështirësi apo se si të lëvizni gjymtyrët përsëri.

Sa më shumë terapi të kryeni dhe sa më tepër aktiv të jeni pas ishemisë, aq më mirë do të jetë për ju. Udhëzimet rekomandojnë që ndërsa jeni në proces rehabilitimi në spital, ju duhet të kryeni të paktën 45 minuta fizioterapi në ditë (plus çdo lloj terapie tjetër që mund t’ju duhet).

Është më vështirë që të qëndroni ulur në shtrat se sa në karrige, kështu që mund t’ju duhet të uleni në një karrige që e mbani pranë krevatit dhe ku qëndroni të mbështetur me jastëk. Kjo do t’ju ndihmojë që të rivendosni ekuilibrin dhe ndjesinë e linjës së mesit (linjës imagjinare që ndan trupin në krahun e majtë dhe atë të djathtë).

Kur të jeni gati, terapisti do t’ju bëjë të qëndroni mbi këmbë duke përdorur pajisjet ndihmuese. Kjo do t’ju japi një mundësi për t’u mbështetur mbi peshën tuaj dhe do t’ju nxisë të përdorni muskujt e trungut, të mesit dhe të këmbëve. Fizioterapisti mund të mos ju nxisë që të ecni menjëherë nëse do t’ju duhet kohë për të marrë forcën dhe fleksibilitetin tuaj.

Ushtrimet

Studimet kanë treguar se llojet më efektive të fizioterapise janë ushtrimet dhe detyrat specifike të praktikimit të cilat nuk jeni në gjendje t’i kryeni mirë. Kështu që nëse keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit kur qëndroni në këmbë, ju do të praktikoheni tepër duke qëndruar në këmbë. Nëse ju keni vështirësi nëngritjen e krahut, do t’ju duhet të praktikoheni në aktivitete që ju bëjnë të ngrini krahun, etj.

Ka shumë mënyra për t’u ushtruar. Ju filloni të punoni vetëm me fizioterapistin si fillim, veçanërisht mbi detyrat dhe lëvizjet që jeni duke mësuar për të ushtruar. Ju mund të punoni dhe me një asistent fizioterapie, në grup, ose mund të merrni detyra dhe ushtrime për t’i kryer vetë jashtë seancës së terapisë.

Studimet kanë treguar se problemi fizik më kryesor me të cilin përballen pas ishemisë cerebrale është dobësia e gjymtyrëve të tyre, dhe kjo mund të përmirësohet me anë të ushtrimeve forcuese. Ushtrohuni për t’u forcuar dhe gjithashtu ushtrimet e tërheqjeve “stretching” ju ndihmojnë për të parandaluar bllokimin e muskujve dhe janë gjithashtu shumë të dobishme.

Ka mënyra të ndryshme se si mund të ushtroheni. Ju duhet të ushtroheni nën mbikëqyrje të fizioterapistit dhe/ose asistentit të tij. Flisni më parë me fizioterapistin se çfarë është më e përshtatshme për ju.

Si mund t’ju ndihmojnë të afërmit?

Anëtarë të familjes mund t’ju ndihmojnë duke marrë pjesë në seancat e rehabilitimit. Ata mund të përfshihen në ushtrimet dhe rehabilitimin pasi të dilni nga spitali. Fizioterapisti mund t’u tregojë të afërmve tuaj se si të ndihmojnë në kryerjen e ushtrimeve dhe t’i përfshini në çdo aktivitet ditor.

Nëse keni nevojë me veprimet e përditshme të tilla si të veshurit, ngjitja dhe zbritja e shkallëve, fizioterapisti juaj do të mësojnë të afërmit se si t’ju ndihmojnë dhe si të përdorni çdo pajisje që ju duhet.

Kur do të përfundoj terapia?

Shumë persona rimëkëmben shpejt javët e para që pasojnë isheminë. Pas afërsisht tre muajsh, procesi i rimëkëmbjes fillon të ngadalësohet. Kjo pasi ju jeni bërë më i fortë dhe jeni më në gjendje për të përdorur trupin. Kjo nuk do të thotë që ju nuk do të përfitoni më nga fizioterapia pas kësaj kohe, por tashmë i jepet rëndësi përmirësimit sa më tepër të veprimeve që ju mund të kryeni (dhe jo fitimit të aftësive të reja).

Rekomandohet që nëse keni vështirësi të vazhdueshme që rezultojnë prej ishemisë, duhet të vazhdoni rehabilitimin (përfshi fizioterapinë) për aq kohë sa të keni nevojë. Kjo do tëthotëpër aq kohë sa ju të realizoni objektivat që keni caktuar dhe terapia ju ndihmon tëpërparoni në realizimin e tyre.

Duhet tërivlerësoheni herë pas here pas ishemisë cerebrale për të parë nëse do të keni nevojë për trajtim të mëtejshëm, ose nëse ka nevojë për ndonjë ndryshim në planin e trajtimit.

Këshilla për një rehabilitim të shpejtë

Praktikoni ushtrimet që ju ka caktuar fizioterapisti.

Krijoni një zakon për t’u ushtruar në një kohë të caktuar rregullisht çdo ditë.

Mbani mend se sa më tepër të bëni, aq më mirë për ju, kështu që përpiquni që të ushtroheni cdo ditë ose të paktën tre herë në javë.

Përdorni një bllok shënimesh për t’u kujtuar se çfarë duhet të bëni dhe të shënoni përparimet tuaja.

Mbani mend që të përfshini dhe lëvizni anën e prekur prej ishemisë sa më tepër që të jetë e mundur.

Bëni durim me veten tuaj. Ju po përpiqeni për efekte afat gjata dhe jo diçka të menjëhershme.

Shumë persona shqetësohen prej faktit që duke qenë aktiv mund të rrezikojnë një ishemi tjetër. Kjo ka më pak mundësi që të ndodhë, por nëse do të keni dhimbje ose do të keni vështirësi në frymëmarrje, atëherë ndaloni. Nëse nuk kalon edhe pas një pushimi të shkurtër atëherë kërkoni këshillën mjekësore.

Nëse ndiheni të lodhur, ushtrimet mund t’ju ndihmojnë por filloni ngadalë duke i shtuar në mënyrë graduale. Caktoni një orë në ditë për t’u ushtruar kur ju ndiheni më të gjallëruar apo të lehtësuar. Mbani mend që mund të keni nevojë të pushoni më pas.

Merrni masa që të mbani një peshë të qëndrueshme

Pyesni fizioterapistin nëse mund t’i riktheheni sporteve dhe aktiviteteve të tjera.

Provoni aktivitete të reja që do t’ju ndihmojnë për të ruajtur apo përmirësuar rimëkëmbjen tuaj.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here