Fle keq nëse ha keq

kafe 1Mbi një kafe në ditë, 2,5 pjesë çokollate, më pak se një gotë qumësht a kos, ndërsa ujë gjithnjë më pak se 2 litrat e rekomanduara për t’u pirë çdo ditë. Është ky rezultati I një studimi të zhvilluar në Itali mbi zakonet e të ushqyerit ku morën pjesë 8500 persona.

Rezulton në fakt se një nga shkaqet e pagjumësisë është pikërisht fakti që zakonet e të ushqyerit janë të këqija dhe lidhet sidomos me pirjen para darke të përbërësve si kafe, çaj, kola dhe kakao. Në të kundërt të kësaj, konsumohet shumë pak qumësht, kos e ujë. Edhe pse fjetja keq I dedikohet edhe faktorëve të tjerë si stresi, higjiena e keqe e gjumit, faktorët ambientalë, drita apo temperatura etj, duhet thënë se gjithashtu duhet kufizuar pirja e këtyre lëngjeve në orët e mbrëmjes, sugjerojnë studiuesit. Qumështi përmban nivele të larta të triptofanit, një aminoacid që favorizon prodhimin në tru të sedativëve natyralë si serotonina dhe melatonina.

Si rrjedhojë, siç raporton agjencia ANSA, ekspertët kanë vlerësuar se përdorimi I qumështit dhe kosit tek të intervistuarit është shumë më i ulët sesa nevojat ushqimore. E njëjta gjë ndodh edhe me ujin. Në fakt, përdorimi I të paktën 2 litrave ujë në ditë qetëson muskulaturën dhe lehtëson tretjen: ky veprim I dyfishtë mund të ketë rezultate për të përmirësuar cilësinë e gjumit./ Arlinda Gjypi

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni