Flet mjekja e familjes: Nuk ka më idealizma dhe humanizëm, çdo gjë është transformuar

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

“Zëra tepër të axhituar, një situatë ankthi, një stres që dukej se kishte kohë që kishte prekur jetët e tyre…”

Nuk është e lehtë të ngresh gishtin mbi sistemin shëndetësor, veçanërisht nëse je vetë pjesë e tij. Në fakt, shpesh i kemi akuzuar mjekët se heshtin edhe përballë situatave ku cenohet dinjiteti i tyre, integriteti dhe profesionalizmi.

Megjithatë, përballë një situatë ku asgjë nuk shkon, mjekja e familjes Sonila Gozhita ka vendosur të mos heshtë dhe të artikulojë nja dy të vërteta, që sipas saj nuk po e lënë mjekun të bëjë detyrën e vet ashtu siç duhet.

Ajo flet për presionin e përditshëm të një pune që, veç të tjerash, as nuk vlerësohet, as nuk paguhet.mjekja-e-familjes

Teksti i plotë i mjekes Sonila Gozhita në Facebook:

“Sot ishim në një trajnim, më saktë në një tryezë të hapur, midis mjekëve të familjes dhe mjekëve të laboratorit tashmë të shumë njohur prej jush si check-up. Takimi ynë u zhvillua në ambientet e këtij laboratori, për të cilin ishte bërë një super investim, një godinë tepër luksoze dhe ambiente shumë të mira. Duhet të përmend dhe aparaturat që sipas specialisteve ishin të kohëve të fundit, dhe absolutisht shumë të mira për ata.

“Biseda ishte shumë e këndshme dhe u ndjeva shumë komode, pavarësisht se isha më e vogla në moshë dhe eksperiencë. Të gjithë ishin mjekë me mbi 15 vite pune. Një prej mjekëve të laboratorit ishte edhe doktoreshë Alma Barbullushi, e cila shpjegoj gjatë gjithë kohës çdo detaj dhe u përpoq që të sqaronte çdo paqartësi.

“Që të mos e zgjas shumë me detaje, pasi ndoshta për shumë prej jush janë pa vlerë, po hy direkt në temë. Vura re se përtej dëshirës dhe pasionit që flisnin mjekët, bashkëbisedimit, diskutimit, dhe debateve me vend për temën që po diskutohej, ishin shumë po shumë të stresuar. Zëra tepër të axhituar, një situatë ankthi, një stres që dukej se kishte kohë që kishte prekur jetët e tyre. Arsyeja? Një grup kontrolli i vendosur për të vlerësuar punën e mjekut. Deri këtu çdo gjë, në rregull. Por çfarë dëgjoje? Gjoba shumëfish mbi pagë.

“Çfarë po ndodh? M’u duk vetja një moment sikur nuk ishim një staf mjekësh që ishim nisur për një qëllim: Trajnim në zyrat e laboratorit, tashmë të njohur si check-up, interpretimin e tij, por mbi të gjitha ndërgjegjësimin e pacientit.

“Por, si? S’di si do i vendosja emrin. Nuk e di kush i vendos këto grupe kontrolli, Ministria apo Qeveria, pak rëndësi ka për ne. Shkolla jonë nuk ka qenë kjo. Mjeku ka tjetër detyrë, s’ka pse të merret me këto lloj burokracish qeveritare. Një parti vjen e një ikën, por mjekët janë po ata. Shikoja një pendim në sytë e tyre, sepse këtë gjë e kam shpesh herë edhe vet. Është vërtet dëshpëruese por kjo është një e vërtetë e hidhur që duhet ta pranojmë.

“Nuk ka më idealizma dhe humanizëm, çdo gjë është transformuar. Por jo, kjo nuk duhet të lejohet që të degradojë më tepër. Mjaft mjekë po ikin jashtë, pse? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Investo një jetë të tërë dhe në fund një pagesë tepër qesharake. Çfarë nënvlerësimi, për këtë rrogë roptohesh me vite të tëra? Jo s’duhet, por kjo është e vërteta.

“Askush s’po e lë mjekun të bëjë detyrën e vet ashtu siç duhet, për aq kohë sa ne rrimë urtë dhe pranojmë çdo padrejtësi mbi ne, jo vetëm ne si mjekë, por të gjithë ne si popull. Më kujtohet një profesor që thoshte dikur:- Dele o dele, ju jeni dele. Dikur qeshnim se thoshim me vete profesori s’qenka mirë. Ndoshta ne nuk jemi mirë, që pranojmë çdo gjë dhe kurrë nuk themi jo.

“Nëse do të heshtim gjithë kohën kjo Shqipëri s’ka për tu bërë kurrë. S’dua të bëjë si patriote e madhe, por e dua vendin tim, e dua profesionin tim dhe do të doja shumë ta doja edhe në vazhdimësi, megjithëse këtu dëshirat dhe realiteti janë vërtet si nata me ditën. Sistemi ynë ka mjekë tepër me vlera që i kanë dhënë shumë kësaj shëndetësie dhe besoj se kane ende për t’i dhënë. Ky dëshpërim që unë ju përcolla, ishte një pikë uji në oqean, por e ndjeja ta thosha, ta shprehja.” përfundon mjekja statusin e saj në Facebook.

E kontaktuar nga “Shëndet+”, mjekja refuzon që të flasë më shumë rreth këtij statusi. Ajo sqaron se nuk dëshiron që puna e saj të ngatërrohet me politikën, meqë media, sipas saj, është e prirur t’i kanalizojë gjërat drejt saj.

“Ne jemi mjekë. Punojmë çdo ditë me përkushtim. Politikanët ndërrohen. Ne do të jemi këtu gjithmonë, në shërbim të njerëzve. Nuk është mirë të na etiketoni si të kësaj apo asaj partie. Merrini fjalët tona ashtu siç i themi, pa iu dhënë ngjyrime politike”./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh