Flet shkenca: Ja 7 arsye bindëse pse duhet të konsumoni kanellë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Fize Smailaj

kanelleLufton diabetin

Studimet e kryera në lidhje me diabetin e tipit 2, kanë treguar se kanella është shumë  e mirë për ta luftuar atë. Nëse konsumoni gjysmë luge kafeje me kanellë çdo ditë për 4 muaj, ju mund të ulni nivelin e sheqerit në gjak  dhe mund të përmirësoni funksionin e insulinës në trup. Nëse i shoni ëmbëlsirave pak kanellë, kjo do të ulë ndjeshëm ndikimin negativ që sheqeri mund të ketë në organizmin tuaj.

Anti-Mikrobik

Kanella mund të vrasë bakteret, viruset dhe disa sëmundjet fungiale që u rezistojnë medikamenteve. Për këtë arsye është e këshillueshme që pjatave tuaja t’i shtoni pak kanellë.

Anti-Inflamator

Inflamacioni është i rëndësishëm për mbrojtjen e trupit por niveli i lartë i tij mund të çojë ne shfaqjen e sëmundjeve kronike si kanceri dhe Alcajmer. Kanella është një erëz anti-inflamatore dhe si e tillë mban nën kontroll molekulat inflamatore.

Mbrojtës për zemrën

Kanella ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe mbron atë të  mirin. Ajo gjithashtu mund të ulë tensionin dhe nivelet e trigliceriteve duke përmirësuar kështu shëndetin e zemrës

Përmirëson kujtesën

Në studimet e kryera mbi kafshët është vënë re se kanella ndihmon shumë në përmirsimin e kujtesës, në aftësinë e të mësuarit të trurit  dhe në reduktimin e stresit të tij. Një tjetër studim ka treguar se kanella mund të mbrojë neuronet te pacientët me sëmundjen e parkinsonit dhe madje në disa raste edhe vetëm aroma e kanellës nxiste përmirësimin e kujtesës.

Anti-kancerogjene

Kanella mund të ngadalësojë zhvillimin e tumorit, kjo gjë është venë re në studimet e kryera mbi kafshët, por për fat të keq deri më tani nuk është kryer një studim i tillë edhe për njerëzit. Kjo erëz vret një molekulë të quajtur NF-kappa B dhe proteina të tjera të cilat ndihmojnë që kanceri të rritet dhe të përhapet .

Rregullon ciklin hormonal femëror

Në një studim të kryer nga shkencëtarët e universitetit të Kolumbisë në Nju Jork, u vu re se kanella përmirësonte rregullimin e ciklit menstrual te gratë e prekura nga sindroma policistike ovarian.

Burimi/ huffingtonpost

 

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit