Flini gjumë me çorape? Zhdukeni si zakon, ja çfarë të keqe po i bëni vetes

Nëse deri më tani keni fjetur me çorape gjatë natës, na lini t’ju themi se keni vepruar gabim.

Është mirë ta bëni herë pas here nëse keni ftohtë, por mos e bëni shumë shpesh, sepse ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojë disa infeksione të lëkurës.

Çorapet i mbajnë këmbët të ngrohta, gjë që mund ta rrisë përkohësisht qarkullimin e gjakut. Por, nëse mbani çorape për një kohë të gjatë, efekti është i kundërt dhe rrjedha e gjakut zvogëlohet. Po ashtu, kushtojini vëmendje llojit të pëlhurës nga janë bërë çorapet tuaja.

Materialet sintetike, të tilla si poliesteri ose najloni, nuk janë të rehatshme në lëkurë dhe nuk lejojnë që këmbët tuaja të marrin frymë. Djersitjet e natës janë mjaft të zakonshme dhe nëse flini nën mbulesa të rënda, mjedisi i lagësht dhe i ngrohtë krijon terrenin perfekt për bakteret që mund të prekin këmbët tuaja.

Nëse disa substanca të forta, të tilla si ngjyra dhe rrëshira, që janë përdorur për të bërë çorape, shanset janë të larta që të zhvilloni acarim dhe skuqje. Nëse shiritat elastikë që mbajnë çorapet në këmbë janë shumë të ngushta, mund të zgjoheni me shenja të dhimbshme dhe të kuqe.

Ashtu si çdo veshje e ngushtë, çorapet me shirita elastikë të ngushtë mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut duke shkaktuar ënjtje./ SOT.COM.AL

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet