Flini mirë që të mendoni mirë: disa fakte që duhet t’i dini

Kur ne flemë, truri nuk pushon. Madje është tepër aktiv. dremitje gjumeGjumi është i rëndësishëm sepse ne harxhojmë 1/3 e jetës duke fjetur. Mungesa e gjumit dëmton vëmendjen, funksionet vepruese, kujtesën e punës, humorin, aftësitë cilësuese, arsyetimin logjik, madje edhe shkathtësinë.

Ende nuk e dimë saktë se sa gjumë na duhet. Ajo ndryshon në bazë të moshës, gjinisë, shtatzënisë, pubertetit e kështu me radhë.

Dremitja është normale. A ndiheni të lodhur gjatë pasdites? Kjo për faktin se truri ka nevojë të dremisë. Në trurin tuaj po zhvillohet një betejë mes dy ushtrive. Secila ushtri është e përbërë nga legjione me qeliza truri dhe biokimike: njëra palë mundohet t’ju mbajë zgjuar dhe tjetra t’ju vërë në gjumë. Rreth orës 15:00, 12 orë pas pikut të gjumit tuaj, e vetmja gjë për të cilën ka nevojë truri juaj, është gjumi.

Dremitja mund të të bëjë më produktiv. Një studim tregoi se 26 minuta dremitje e përmirësuan performancën e pilotëve të NASA-s me 34%.

Mos lini takime të rëndësishme në orën 15:00. Thjesht s’ka kuptim./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin