Floku mund të thahet si rezultat i faktorëve të jashtëm, të tillë si ekspozimi ndaj kimikateve ose nga shkaqe të brendshme, si sëmundjet.
Ja disa këshilla dhe kura për këtë lloj floku:
Bëni kujdes me shampon. Larja e shpeshtë e flokut me shampo është një ndër shkaqet kryesore për tharjen e tij. Shumë njerëz mendojnë se larja shpesh e flokut e bën më të shëndetshëm e më shkëlqyes, por nuk ndodh kështu, pasi shampot kanë kimikate të cilat zhveshin flokun tuaj nga yndyrnat. Shampoja ideale për flokë të tillë është një shampo, e cila ka PH midis 4.7 dhe 6.7.
Tregohuni të kujdesshëm me flokun tuaj
Floku i thatë është delikat ndaj dëmtimeve kështu që duhet trajtuar me kujdes. Shmangni çdo këputje apo tërheqje të flokut. Mos e shkumëzoni flokun me thonj, pasi mund të irritoni lëkurën, por përdorni mollëzat e gishtërinjve.
Përdorni produkte “zbutës”
Këto lloj produktesh përmbajnë pak ose fare pak alkool. Lexoni me vëmendje etiketimet në produktet kozmetike që përdorni për flokët tuaj.
Kriheni sa më pak me furçë flokun
Krehja me furçë e dëmton flokun e thatë. Ata janë mjaft të brishtë ndaj krehjes, kështu që flokun kriheni gjithmonë kur është i njomë, dhe jo pas tharjes. Lloji i furçës ka shumë rëndësi për këtë lloj floku.
Ruani nxehtësinë
Mos përdorni piastra me gradim të lartë dhe në momentin që thani flokun duhet ta mbani larg nga floku tharësen. Preferoj\het që floku të lihet që të thahet natyrshëm (pra, pa përdorur tharëse).
Përdorni uthull
Ka mënyra të ndryshme për të trajtuar flokun me uthull. Trajtimi me uthull është trajtimi më mjekësor për flokun e thatë duke i dhënë pastërti e shkëlqim.
Ju mund të masazhoni flokun tuaj me uthull përpara larjes me shampo ose mund ta përdorni në këtë mënyrë: Përzieni 2 filxhanë ujë me gjysmë filxhani uthull dhe shpërndajeni në flokë dhe pastaj bëni larjen me shampo.


