Florian Binaj: Nëse do të isha ministër Shëndetësie…

Para 6-7 vitesh kam qenë aq i shëndoshë saqë i lidhja atletet me 3 pjesë. Për një mashkull është shumë e shëmtuar dhe e sikletshme ta ketë barkun si grua shtatzënë

Denisa Canameti

Jeta private e policit të “Portokallisë” është mbajtur goxha larg vëmendjes së publikut. Kjo duket edhe nga fakti që shumë prej pyetjeve të “Shëndet+” i anashkalon apo nuk pranon t’u përgjigjet.

Florjan Binaj1Por kush është Florjan Binaj? Thonë se në jetën e përditshme është tepër serioz, dhe jo aq shakator sa shfaqet në ekran. Baba i një vajze të vogël, të cilën e shikon si arsyen e vetme pse vonohet gjithmonë për të shkuar në punë. Një bashkëshort i përkushtuar dhe, siç do ta lexoni në intervistën e mëposhtme, një kuzhinier i mirë: gatuan në mënyrë perfekte… salçiçet e skuqura.

Florjan Binaj piktor?  Po, të njëjtin profesion ashtu sikurse edhe Kryeministri, figurën e të cilit ai e ka vënë jo rrallëherë në skenë. Thua vallë të ketë ndonjë dëshirë të fshehur për të ecur në të njëjtat gjurmë me ato të Kryeministrit të vendit? Kjo mbetet për t’u parë J Ajo që mund të themi për momentin, është se Flori ka  besimin e të gjithë njerëzve të cilët e duan dhe e duartrokasin për humorin që përcjell.

Florjan Binaj 3Si nis një ditë e zakonshme për Florin?

Një ditë e zakonshme nis duke u zgjuar me shumë vështirësi dhe pasi rri në shtrat 30 minuta duke kujtuar përse duhet të çohem, iki dhe bëj dushin e mëngjesit, me sy mbyllur (qesh). Më pas mëngjesi me Sadinën dhe vajzën, e cila është arsyeja pse vonohem në punë, sepse nuk më iket prej buzëqeshjes së saj.

Çfarë vendi zë ushqimi në përditshmërinë tënde?

Deri afër fundjavës jam shumë i kujdesshëm që të ushqehem shëndetshëm. Në fundjavë, për shkak të provave dhe shfaqjes, ha ato që ofrojnë restorantet rreth punës. Por nuk ka si ushqimi i shtëpisë kudo që të jesh.

Florjan BinajMban dietë?

Nuk e di nëse quhet dietë që në darkë të hash vetëm një ose 2 fruta. Gjatë ditës ha me bollëk dhe pa naze. Është mënyrë e menduar nga vetë unë dhe në këto 5 vite që e praktikoj, ndihem shumë mirë dhe jam vetëm 2 kg larg peshës sime ideale.

Ke ndonjë preferencë?

Frutat, bulmeti dhe mishi janë më të preferuarat, pastaj perimet. Ëmbëlsirat nuk i pëlqej fare.

Si gatuan Sadina?

Gatuan aq mirë, saqë pjatat nuk kanë nevojë të lahen.

Ti ke gatuar ndonjëherë për të?

Patjetër. Salçiçe në mikrovalë, tost, sanduiç, vezë të zier…

Florjan Binaj 4A të kanë shqetësuar ndonjëherë kilet e tepërta?

Po. Para 6-7 vitesh kam qenë aq i shëndoshë, saqë i lidhja atletet me 3 pjesë. Për një mashkull është shumë e shëmtuar dhe e sikletshme ta ketë barkun si një grua shtatzënë.

Si i ke marrëdhëniet me doktorin?

Si gjithë të tjerët! I respektoj pafund për punën jashtëzakonisht të vështirë që kanë. Jam me fat që nuk jam shëndetlig.

A ke doktor personal?

Kam miq doktorë shumë të mirë, por jo doktor personal.

Florjan Binaj dhe vajza MarinaNëse një ditë do të kishe në dorë të bëje ndryshime në sektorin e shëndetësisë, çfarë do t’i ndryshojë shëndetësisë në Shqipëri?

Si fillim do t’u rrisja rrogat të gjithë mjekëve. Do të riktheja gjithë spitalet në qendra të vërteta shëndeti dhe jo në geto duke ua rritur cilësinë me ato të spitaleve private. Dhe, nëse do donit të dinit se me çfarë lekësh do bëhej kjo gjë, mjafton që çdo fushate elektorale që bëhet në media dhe gjithë ato miliarda që shpenzohen për koncerte e fishekzjarre e postera t’i shkonin shëndetësisë!

Së fundmi, vihet re edhe tek meshkujt prirja drejt kirurgjisë estetike apo “modifikimeve” në pamjen e jashtme. Ti si mendon?

Nuk jam kundër rregullimeve, por jam kundër teprimeve. Ata që kryejnë shumë ndërhyrje për të ngjarë sa më bukur, nuk duhet të harrojnë që operacionet plastike nuk rregullojnë dhe genet dhe se fëmijët e tyre do t’u ngjajnë prindërve përpara operacionit!

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë