Fluks njerëzish në dietë, por pa rezultat

mbipesheNjë në katër meshkuj që kanë vendosur të humbin në peshë, kanë lënë tashmë dietat e tyre, sugjeron një sondazh. Rreth 26% e meshkujve braktisin dietat e tyre pas një dite.

Ndërkohë, një në 10 gra hanë ushqime jo të shëndetshme dhe 31% e tyre heqin dorë nga dieta brenda një jave, sipas kompanisë shëndetësore “Bupa”.

Sipas një sondazhi midis 2.000 të rriturve u tregua se një e treta e britanikëve mendojnë rreth humbjes së peshës të paktën një herë në ditë.

Dhe ndërsa ekspertët keshillojnë për një kombinim të një diete të shëndetshme dhe ushtrime fizike, vetëm 30% e njerëzve thonë se gjithmonë do të bëjnë aktivitet fizik së bashku me një dietë.

Drejtori mjekësor i kompanisë “Bupa”, dr. Tim Woodman, tha se në “këtë kohë të vitit, ne shohim një stuhi të dietave që ofrojnë një rezultat të shpejtë. Recetat e dietave mund t’ju ndihmojnë të humbni disa kile në fillim, por nuk ju ndihmojnë të qëndroni në një peshë të shëndetshme me afat të gjatë. E vetmja mënyrë për të hequr yndyrën e tepërt, është të hani ushqime të shëndetshme dhe me kalori dhe të rrisni  aktivitetin fizik”.

Sipas një studimi në Korenë e Jugut, shpimi në pesë vende kyçe mund të ndihmojë në zvogëlimin e përmasës së trupit të një personi. Njerëzit e shëndoshë mund të humbin peshë duke pasur akupunkturë në veshët e tyre, pohojnë ekspertët. Ata gjetën se shpimi në pesë vende kyçe mund të ndihmojë të zvogëlojë në masë indeksin e trupit të një personi deri në 6.1%.

Studiuesit thonë se “pesë pika akupunkturash në vesh, në përgjithësi të përdorura në klinikat koreane, dhe trajtimi i pikës së urisë janë të dyja efektive për trajtimin e njerëzve në mbipeshë.”

Studimi i 58 pjesëmarrësve koreanë që iu nënshtruan trajtimit mbi tetë javë, patën një indeks të ulët të masës së trupit (BMI) dhe peshë më të ulët se ata që janë në grupin e kontrollit.

Por prof. Edzard Ernst nga Universiteti “Exeter” thotë se “është e vështirë të besohet për një trajtim të uljes së peshës nëpërmjet akupunkturës së veshit”.

Testimi i një trajtimi të tillë është ndoshta një humbje e burimeve prandaj një në katër meshkuj që kanë vendosur të humbin në peshë, kanë lënë tashmë dietat e tyre, sugjeron një sondazh./ATSH

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës