Power of Multimedia – Bridges of Diversity është projekti më i ri i organizatës “Youth4Society ”, i cili financohet nga Komisioni Europian, nën programin Erasmus+.
Partnerët e konsiortumit identifikuan disa nevoja kryesore te të rinjve si psh. : nevoja për të promovuar praktika të suksesshme të organizatave të cilat punojnë në fushën e diversitetit kulturor, nevoja për të thyer paragjykimet ndërmjet të rinjve dhe nevoja për të gjetur mënyra innovative për të arritur këtë gjë, nevoja për fuqizimin e organizatave të reja dhe krijimin rrjeteve të reja etj.
Në këtë mënyrë lindi idea e shkrimit të këtij projekti, në të cilin do të marrin pjesë të rinjë nga vënde të ndryshme të Europës dhe Ballkanit, si : Anglia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Romania, Serbia, Turqia, Kosova.
Qëllimi kryesor i këtij projektit është të zhvillojë kompetencat e te rinjëve të cilët punojnë dhe angazhohet në organizata, në përdorimin teknikave te multimedias në punën me të rinjtë e tjerë, kryesisht përmes fotografisë dhe video për të promovuar imazhin pozitiv të diversitetit kulturor.
Ky projekt përbëhet nga tre aktivitete kryesore :
- Trajnimi i të rinjëve ne temën : “ Diversiteti Kulturor përmes Multimedias ”
- Shkëmbimi rinor me temën : “ Sill ndryshimin ”
- Seminari me punonjësit e rinj me temën : “ Ura e Diversitetit ”
Në qëllimet specifike të projektit mund të përmëndim : zhvillimi i kompetencave të punëtorëve të rinj evropianë, sidomos në fushën e përdorimit të multimedias dhe nxitjen e diversitetit kulturor; promovimi I teknikave Inno Lab, multimedia dhe edukimin jo formal midis liderve të rinjve në promovimin e diversitetit kulturor, të promovojë diversitetin kulturor si një burim për societ tonë, të eksplorojë vlerat evropiane të tilla si diversiteti kulturor, demokracia dhe të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e tyre për të rinjtë në vendet partnere.
Në secilin nga aktivitetet e zhvilluara gjatë projektit do të përdoret metodologjia e edukimit jo – formal.
Aktiviteti i parë sapo ka filluar të implementohet ( 12 Nëntor – 20 Nëntor ), ne qytetin e Durrësit. Pjesëmarrës nga 8 shtete të ndryshme po trajnohen mbi Diversitetin Kulturor dhe shumë shpejt organizata do të publikojë në Youtube dhe rrjetet e tjera sociale produktin final të këtij aktiviteti.


