Foshnja vdes në spital, nis hetimi për mjekim të pakujdesshëm

Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën një ditë më parë në spitalin pediatrik të Elbasanit dhe prindërit akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdësshëm. Amelia Toçi u shtrua në spital një ditë pasi festoi ditëlindjën e saj të parë, që do të rezultonte të ishte dhe ditëlindja e saj e vetme.spital

Prindërit kërkuan ndihmë mjekësore pasi fëmija paraqiste vështirësi në frymëmarrje për shkak të sekrecioneve. Pasi iu dha ndihma e parë, Amelia u dërgua në shtëpi pasi mjekët gjykuan se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte shqetësuese.

Por prindërit e sollën fëmijën sërish në spital disa orë më pas, pasi gjendja e saj u përkeqësua, por pas disa orësësh fëmija gjeti vdekjen. Amelia u mjekua për bronkiolit dhe prindërit akuzojnë për mjekim të pakujdesshëm.

“Mjekët silleshin keq me ne. Na thonin gjithmonë se nuk ka asgjë fëmija dhe se ne e tepronim. Mesa duket doktorët janë, jo një, jo dy, por tre ishin të paaftë për të shpëtuar jetën e një fëmije”, thotë Engjëll Toçi, babai i fëmijës.

Specialistët e krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit kanë referuar në Prokurorinë e rrethit materialet hetimore ndaj tre mjekëve, të cilët do të hetohen për mjekim të pakujdeshëm, ndërkohë që pritet përgjigja e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijës.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla