Foto/ Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në kushte skandaloze

Shëndetësia vazhdon të jetë një nga sektorët më problematikë në Shqipëri.

Në një postim të bërë nga një qytetar në rrjetin e tij social duket qartë gjendja në të cilën ndodhet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Pllaka të thyera, mure të çara dhe lagështirë, këto pamje tregojnë fotot e postuara.

Problematika të tjera të ngritura nga qytetari janë dhe numri i madh i grave lehona në një dhomë apo gjendja skandaloze e konsultoreve të fëmijëve.

Postimi i plotë:

Aty ku nis jeta!

 Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ku situata nuk mund të tregohet veç me 4 foto. 4 lehona në një dhomë, ndriçimi si me qiri, lagështirë! Nuk e di por përmirësimi i shëndetësisë duhet të fillonte nga këto ambjente dhe kur nuk është bërë gjë deri tani nuk besoj se do bëhen dhe për ca kohë! Nuk po flas për konsultoret e fëmijëve që janë skandal më vete!                         

Zoti qoftë me ne! /shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme
Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?
Ministrja e Shëndetësisë: Në 2027 do të rimbursojmë trajtimin e personave me diabet tip 1