Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pirja e ujit me stomak bosh nuk është asgjë e re. Kjo praktikë është thellësisht e rrënjosur tek shumica e japonezëve.

Edhe pse gjenet luajnë një rol të rëndësishëm, disa pretendojnë se ky zakon i ka ndihmuar ata të qëndrojnë të hollë, të shëndetshëm dhe në formë.

Shikoni çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini një gotë të madhe me ujë me stomak bosh menjëherë pasi të zgjoheni nga shtrati:

Aktivizon metabolizmin: Një gotë e madhe dhe domosdoshmërisht e freskët me ujë pasi të zgjoheni rrit metabolizmin tuaj deri në 24%.

Hidratimi i trupit: Mund të mos e kuptoni menjëherë, por trupi juaj është “i etur” sapo zgjoheni, sepse nuk keni pirë ujë për 7-8 orë.

Detoksifikimi: Marrja e lëngjeve ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat. Pirja e lëngjeve menjëherë pas zgjimit e rrit këtë funksion.

Funksion më i mirë i trurit: Indi i trurit është 75% ujë. Truri nuk funksionon plotësisht kur nuk është i hidratuar siç duhet. Në këtë rast, mund të ndiheni të rraskapitur, të keni lodhje të shtuar ose ndryshime humori.

Oreks i reduktuar: Sipas një studimi, njerëzit që pinin një gotë ujë para çdo vakti humbën 2-3 paund gjatë një periudhe tremujore. Uji mbush stomakun me një substancë që ka 0 kalori, ndërkohë që ju bën të ndiheni të ngopur. Pirja e shumë ujit sapo zgjoheni në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar zorrën e trashë, duke lejuar një thithje më të mirë të lëndëve ushqyese.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç