Fotografitë në rrjetet sociale po na krijojnë komplekse

Surprised women looking at laptop, canon 1Ds mark IIIShfaqja e vetes në Instragram, Twitter, iPhone dhe në cilëndo media sociale po ndryshon mënyrën se si personat, veçanërisht të rinjtë, e shohin veten. Një fakt i tillë mbështetet nga anëtarët e Akademisë Amerikane të kirurgjisë plastike dhe rindërtuese, të cilët kanë prezantuar në Uashington rezultatet e një studimi të kryer tek 2700 kirurgë plastikë amerikanë. Lajmi raportohet nga agjencia ANSA.

Specialistët thonë se ka një rritje prej 10% në vit për ndërhyrje në fytyrë, sidomos tek të rinjtë e moshës nën 30 vjeç, qofshin meshkuj apo femra. Rinoplastika (ndërhyrja në hundë) është rritur me 10% , mbjellja e flokëve me 7% dhe heqja e rrudhave të syve me 6%, thuhet në studim.

“Rrjetet sociale kanë krijuar komplekse estetike dhe një sy më të rreptë vëzhgues përkundrejt imazhit personal, sepse ata që përdorin rrjete të tilla e konsiderojnë pamjen e jashtme thelbësore për të zënë miq, për të pasur marrëdhënie romantike apo për motive profesionale”, thotë Eduard Farrior, president i akademisë. /A.Gjypi

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri