Që gjëndja e spitaleve tona është në pikë të hallit, kjo tashmë dihet nga gjithkush. Por situata e 6 katëshit është me të vërtetë për të ardhur keq, pasi vetëm një vit nga rikonstruksioni i tij ambientet janë amortizuar aq shumë sa që duket sikur ka gjysëm shekulli pa u vënë dorë në të. Në fotot e mëposhtme mund të shihni disa pamje nga zyrat dhe tualetet e katit të parë ku është toksikologjia.
Kjo është zyra e një prej mjekëve të pavionit të toksikologjisë. Pas rikonstruksionit të vitit të kaluar ja se si është gjendja e këtyre zyrave.
Këto janë pamje nga tualetet e katit të parë. Lagështira ka lënë shenja mëse të dukshme në mure dhe kaloriferi është ndryshkur aq shumë sa vetëm për tu shitur për skrap mund të shërbejë.



