Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme ministren e re të shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Salën.

Gjatë fjalës së tij në qendrën Spitalore Universitare, Rama tha se në mandatin e katërt priten transformime në shërbimin shëndetësor në vendin tonë.

 “Jam krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit tonë shëndetësor. Sot duhet t’ju prezantoj me shefen e re të shërbimit të shendetësisë, Evis Sala”, tha Rama.

Ai theksoi se një nga shtyllat ku do të mbështeten është edhe futja e përparësisë së inteligjencës artificiale në sistemin shëndetësor.

“Në mandatin e tretë rritëm në mënyrë të konsiderueshme pagat e mjekëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit, asaj që shërbimi ynë shëndetësor t’ju ofrojë qytetarëve. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është shumë e qartë që janë 2 shtylla të rëndësishme që ne do të mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetësor”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Fruthi i merr jetën fëmijës në New York, viktima e parë në 30 vite
ADHD te fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit? - Podcast me terapisten neurozhvillimore Emi Shehi
Mjekja endokrinologe: Pse gratë shtatzëna nuk duhet të ndjekin dieta drastike
53-vjeçari mbeti pa ndjenja në bulevard, QSUT jep informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij
Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia dhe emërohet zv.ministër i Punëve të Brendshme
Kalvari i mbijetesës: Kur sistemi shëndetësor dështon, dhe ndërhyrja ndërkombëtare bëhet shpëtimi i vetëm
Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro