Franca ashpërson rregullat e vaksinimit

Personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Nga 15 dhjetori, do t’ju duhet të siguroni prova të vaksinës, për të zgjatur vlefshmërinë e lejes suaj shëndetësore”, tha ai. Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit, mbi 68% Franca është duke përjetuar rritje të shkallës së infeksionit me koronavirus. Të martën, ky vend raportoi 12,476 raste të reja të të infektuarve, shifra më e lartë që nga fillimi i shtatorit.

Leja shëndetësore është bërë e domosdoshme në të gjithë Francën në fund të korrikut. Njerëzit duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit, të testit negativ ose të rikuperimit nga sëmundja, për të hyrë në restorante, muze, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren dhe aeroplan.

Masat kanë shkaktuar disa valë të protestave në rrugë. “Ne nuk kemi mbaruar me pandeminë”, tha presidenti Macron, duke shtuar se shkalla e infeksionit është rritur për 40% gjatë javës së kaluar. Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 118,000 njerëzve në Francë.

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim