Frigoriferi  dhe bufeja juaj mund të jenë mbushur me ushqime “false”

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Kohët e fundit, Interpoli njoftoi se kapi 2.500 ton ushqime të falsifikuara në 47 vende, ushqime të cilat në dukje dukeshin të sigurta, të tilla si djathë, vezë, luleshtrydhe dhe vaj për gatim. Edhe kafja mund të jetë e falsifikuar, fasulet, gruri, soja, sheqeri kaf, elbi, misri, farat etj.

Ja disa ushqime që mund të jenë “false” në frigoriferin apo bufenë tuaj:

frigoriferPeshku: salmoni i egër është një nga llojet e peshkut më “fals”. Sipas FDA-së ai nuk duhet konsumuar, sidomos nga gratë shtatzëna, sepse përmban mërkur deri në masën 43%. Peshku që përdoret për sushi, është një tjetër ushqim që FDA e ka konsideruar si “fals” në shumicën e rasteve, kjo për faktin se ai përmban kimikate të dëmshme.

Vaji i ullirit: shumë amerikanë mund të mos e kenë shijuar asnjëherë shijen e vërtetë të vajit të ullirit origjinal ekstra të virgjër. Vaji i ullirit shumicën e rasteve hollohet me vajra të tjera më të lirë dhe më pak të ushqyeshëm, të tillë si vaj luledielli, vaj soje etj. Vaji i ullirit “fals”, përveçse nuk ju jep përfitimet shëndetësore, mund t’ju dëmtojë rëndë. Në vitin 1981 në Spanjë u helmuan rreth 20.000 njerëz, sepse konsumuan vaj ulliri të mbushur me toksina të quajtura anilinë.

Mjalti: sidomos mjalti që importohet, mund të filtrohet apo pritet me elemente të tjera si shurup misri apo shurup fruktoze. Një nga llojet e mjaltit më kurativ i quajtur manuka, që gjendet vetëm në Zelandën e Re dhe një pjesë të Austrisë, falsifikohet në masë. Sigurisht që këto lloje mjalti nuk japin përfitime shëndetësore. Në Amerikë, për të shmangur mashtrimin, shumë grupe qeveritare dhe grupe të konsumit kanë zhvilluar testime dhe programe etiketimi për të përcaktuar vërtetësinë e ushqimeve tek konsumatorët.

Burimi: TIME

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi